Mars 27, 2024 08:20 Europe/Tirane
  • Hamasi: Nuk ka asnjë mundësi për një marrëveshje armëpushimi me pushtuesit

Një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Hamas tha: Duke marrë parasysh këmbënguljen e regjimit sionist në kërkesat e tij, nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.

Lidhur me detajet e negociatave të fundit indirekte për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, Muhamed Nazal deklaroi se lëvizja Hamas u përgjigjet me shkrim të gjitha planeve të paraqitura nga pushtuesit apo të tjerët dhe shtoi: Në parim, propozimi i ri për Hamasin, nuk është  në atë nivel që të bëhet e mundur arritje e një marrëveshjeje, sepse pushtuesi sionist vazhdon të humbasë kohë dhe vazhdon mashtrimet për të shmangur çdo lloj angazhimi nga ana e tij. Ai vazhdoi: Okupatorët nuk janë pajtuar për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje nga Rripi i Gazës dhe kthimin e plotë të të shpërngulurve nga jugu në qendër dhe veri të Rripit të Gazës dhe ata refuzuan kërkesat e rezistencës në lidhje me çështjen e të burgosurve. Nazal shtoi: Për këtë arsye kushtet nuk janë të mira dhe nuk mendoj se do të arrihet një marrëveshje që do të mund të nënshkruhet, për shkak të këmbënguljes së pushtuesve në qëndrimin e tyre.

Tags