Mars 30, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Kryeministri libanez dënon sulmin izraelit ndaj stafit të OKB-së

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati ka dënuar një sulm izraelit që çoi në plagosjen e tre vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara dhe një përkthyesi në jug të Libanit.

Një deklaratë e së shtunës nga zyra e Mikatit tha se ai kishte folur me Aroldo Lozaro, i cili shërben si komandant i misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban i njohur si UNIFIL, për të dënuar sulmin dhe plagosjen e stafit të OKB-së në Libanin jugor.

Në një deklaratë, UNIFIL e quajti të papranueshëm sulmin ndaj një automjeti që mbante vëzhguesit e OKB-së jashtë qytetit kufitar Rmeish dhe tha se po e heton incidentin.

Autoritetet lokale thanë se tre vëzhguesit teknikë të paarmatosur, të cilët thuhet se janë nga Norvegjia, Kili dhe Australia dhe punojnë nën një mision të njohur si UNTSO, po trajtohen për lëndimet e tyre së bashku me përkthyesin libanez.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi burime sigurie që thanë se sulmi ishte kryer nga Izraeli. Megjithatë Regjimi izraelit e mohoi përgjegjësinë.

Kjo vjen pasi regjimi sionist ka sulmuar civilët dhe luftëtarët e lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah që nga fillimi i tetorit, kur Hezbollahu filloi një fushatë për të shënjestruar objektet ushtarake në Palestinën e pushtuar për të detyruar Izraelin të ndalojë agresionin ndaj Gazës.

Më shumë se 320 njerëz, duke përfshirë shumë civilë, janë vrarë në sulmet izraelite në Liban gjatë muajve të fundit. Ushtria e regjimit sionist ka mbajtur heshtje për numrin e viktimave që ka pësuar në sulmet e Hezbollahut.

 

Tags