Prill 05, 2024 19:26 Europe/Tirane
  • Hezbollahu i Libanit sulmon tre baza të regjimit sionist

Forcat libaneze të Hezbollahut shënjestruan me raketa dhe predha artilerie tre baza ushtarake të regjimit sionist.

 

Sipas Reuters, Hezbollahu i Libanit njoftoi në një deklaratë të premten se për të mbështetur popullin palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencën e tij të guximshme dhe të ndershme, luftëtarët e rezistencës islame goditën me raketa dhe artileri ushtarët dhe pajisjet e regjimit sionist në bazën ushtarake “Al-Malkiyeh”.  Në një deklaratë tjetër, Rezistenca Islamike e Libanit njoftoipër shënjestrimin e një transportuesi personeli në hyrje të bazës "Al Matla" me një raketë të drejtuar. Në këtë operacion mbetën të vrarë dhe të plagosur pasagjerët. Hezbollahu i Libanit në një deklaratë tjetër njoftoi se luftëtarët e rezistencës islame shkatërruan pajisjet dhe sistemet e spiunazhit të regjimit sionist në bazën ushtarake “Zariit” me armët e duhura. Në muajt e fundit, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe gjakderdhjes së një numri të madh palestinezësh në këtë rajon. Një çështje që ka shkaktuar frikën e sionistëve që jetojnë në këto zona. Deri më tani, dhjetëra mijëra kolonë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanez nga frika e sulmeve të rezistencës. Në një raport, agjencia e lajmeve Reuters diskutoi situatën e kolonëve të zonave veriore të territoreve të pushtuara palestineze dhe raportoi se që nga tetori i kaluar, rreth 60,000 sionistë që jetojnë në këto zona janë larguar nga frika e sulmeve të Hezbollahut në Liban dhe kryeministri i këtij regjimi, Benjamin Netanjahu, ka shmangur një përballje serioze me ta për shkak të frikës.  Në të njëjtën kohë, nga frika e një sulmi me dron nga Libani, sirenat e rrezikut bien në vendbanimet e kolonëve  sionistë  në Efdoun, Manut, Nafieh Ziv, Ilon, Arab al-Aramsheh, Yara, Admit, Jurin dhe Hanita në Galilenë Perëndimore. Gjithashtu, mediat e regjimit sionist raportuan për operacionin antisionist në kryqëzimin Megdo, që ndodhet në jug të Haifës dhe shtuan se në këtë operacion është plagosur rëndë me armë të ftohtë një ushtar sionist nga një i ri palestinez. Dy ditë më parë mediat e regjimit sionist raportuan se katër ushtarë të regjimit sionist u plagosën pasi u përplasën nga një makinë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Me fillimin e agresionit të ushtrisë sioniste ndaj Rripit të Gazës, luftëtarët dhe të rinjtë palestinezë në zona të ndryshme të territoreve të pushtuara palestineze janë ngritur kundër ushtrisë sioniste. Ndërkaq, Departamenti i Vakëfeve Islamike në Kods njoftoi sot se pavarësisht kufizimeve dhe masave të sigurisë të regjimit sionist, 120 mijë besimtarë morën pjesë në namazin e fundit të xhumasë të muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë Al-Aksa.

 

Tags