Prill 20, 2024 11:12 Europe/Tirane
  • Sulmohet një bazë ushtarake sioniste në veri të Bregut Perëndimor

Forcat palestineze të rezistencës njoftuan se sulmuan një bazë ushtarake sioniste në provincën Jenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.

Batalioni Jenin njoftoi se ky operacion kishte për qëllim bazën Salem në provincën Jenin dhe u krye në shenjë hakmarrjeje për gjakun e dëshmorit "Muhamed Abu Shujaa", komandant i Batalionit Tulkarem. Forcat palestineze të rezistencës njoftuan gjithashtu se kishin vënë në shënjestër një automjet ushtarak dhe ushtrisë sioniste i shkaktuan viktima të drejtpërdrejta. Muhamed Jaber (i njohur si Abu Shajaa) ra dëshmor në kampin “Nurshams” pas disa orësh rezistencë dhe luftimesh kundër regjimit sionist. Muhamed Jaber, komandanti i Batalionit Tulkarm tek forcat Saraya al-Quds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, u persekutua për vite me radhë nga ushtria e regjimit sionist dhe Autoriteti Autonom Palestinez.

Tags