Prill 25, 2024 18:53 Europe/Tirane
  • Demonstrata sioniste në Tel Aviv kundër politikave të Netanjahut  

Familjet e pengjeve dhe kolonëve sionistë protestuan në Tel Aviv në të njëjtën kohë me mbledhjen e këshillit të luftës të regjimit sionist.

Sipas IRNA, familjet e pengjeve dhe kolonëve izraelitë protestuan sërish të enjten në zonën “Kariah”, në qendër të Tel Avivit, ku ndodhen institucionet politike dhe selia e komandës ushtarake e regjimit sionist. Pjesëmarrësit në demonstratë, duke kritikuar politikat e kabinetit të regjimit sionist, kërkuan përfundimin e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve palestinezë me Lëvizjen e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas).  Lidhur me këtë, ushtria e regjimit gjenocidal izraelit njoftoi sot se 11 ushtarë të këtij regjimi u plagosën në betejat e fundit me luftëtarët e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit të ushtrisë sioniste, 3 mijë e 305 oficerë e ushtarë të këtij regjimi janë plagosur që nga 7 tetori i vitit të kaluar ku 1 mijë e 584 prej tyre kanë marrë pjesë në sulmin tokësor në Rripin e Gazës. Sipas këtij raporti, 247 ushtarë izraelitë të plagosur në betejat në Gaza, janë ende duke u trajtuar dhe gjendja e 24 prej tyre është kritike. Një lajm tjetër tregon se kanali televiziv izraelit 12 raportoi se 4000 raketa janë hedhur nga Libani drejt Palestinës së pushtuar që nga fillimi i luftës së Gazës më 7 tetor. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit sionist dhe masakrimit të palestinezëve nga ky regjim në Rripin e Gazës, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake sioniste në veri të territoreve të pushtuara. Një çështje që ka shkaktuar panik tek sionistët që jetojnë në këto zona dhe deri më tani dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanez nga frika e sulmeve të rezistencës.

 

Tags