Dhjetor 25, 2020 14:09 Europe/Tirane
  • Martirët Solejmani dhe Al-Muhendis, janë shkollë e gjallë e luftës në rrugën e Zotit

Shejkh Isa Kasem, autoriteti i lartë fetar i myslimanëve shiitë të Bahrejnit dhe lider i kryengritjes së tyre kundër regjimit Al Khalif, ka deklaruar se martirët Solejmani dhe Al-Muhendis janë shndërruar në një shkollë të gjallë të luftës në rrugën e Zotit për gjeneratat e ardhshme.

Kanali televiziv “Al-Itixhah” i Irakut njoftoi se Shejkh Isa Kasem me rastin e njëvjetorit të martirizimit të komandantëve të rezistencës Haxh Kasem Solejmani dhe Haxh Abu Mahdi Al-Muhendis gjatë një ceremonie të organizuar nga myslimanët bahrejnas në qytetin Kum, deklaroi: “Martirët Solejmani dhe Al-Muhendis kanë luajtur një rol udhëheqës dhe udhëzuar në fushën e mbrojtjes ndaj Islamit dhe umetit mysliman. Lufta për çlirimin e territoreve të pushtuara të Palestinës dhe kthimin e popullatës së shpërngulur në ato toka, është shembulli më i dalluar i mbrojtjes në rrugën e Zotit”.

Shejkh Isa Kasem duke kritikuar normalizimin e marrëdhënieve të disa shteteve arabe me regjimin sionist, deklaroi: “Disa regjime dhe shtete arabe po bashkëpunojnë drejtpërdrejt me armikun amerikan dhe sionist”.

Tags