Gusht 14, 2023 09:39 Europe/Tirane
  • Një klerik shiit bën thirrje për të dënuar përdhosjen e Kuranit të Shenjtë

Një klerik i shquar shiit i Bahrejnit deklaroi se qëndrimet e vendeve duhet të jenë serioze dhe vendimtare në mënyrë që të krijohet një pengesë e vërtetë për të parandaluar përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit të Shenjtë.

Më 28 qershor, "Salvan Momika", një refugjat irakian në Suedi, me mbështetjen e policisë suedeze, dogji një kopje të Kuranit të Shenjtë përpara ambasadës së Irakut në Stokholm. Pas reagimit të popullit mysliman irakian ndaj këtij akti të urryer, ai një javë më vonë e përsëriti këtë akt ofendues. Më 21 korrik, në Danimarkë, anëtarët e një grupi anti-islamik duke brohoritur parulla fyen Kuranin e Shenjtë. Sipas faqes së internetit Manama Post, Sejed "Abdullah Al-Gharaifi", një klerik i shquar shiit i Bahrejnit, të dielën dënoi sulmin e vazhdueshëm ndaj Kuranit të Shenjtë dhe përdhosjen e tij, që po bëhet me paturpësinë më të madhe. Ky klerik i shquar i Bahrejnit theksoi se qëndrimet e vendeve të botës duhet të jenë të serioze dhe vendimtare për të krijuar një pengesë reale kundër këtij akti.  Al-Gharaifi deklaroi se vendet dhe qeveritë kanë në dispozicion mjete vendimtare dhe parandaluese, por për fat të keq, këto mjete mbeten joefektive dhe nuk janë aktivizuar në masën e kërkuar. Qeveritë dhe kombet në vendet arabe dhe islamike dënuan ashpër fyerjen e shpeshtë të Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe kërkuan sanksione kundër këtij vendi dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e kësaj fyerjeje.

Tags