Nëntor 08, 2023 18:03 Europe/Tirane
  • Olmert kritikon ashpër Netanjahun/Nga kriza nervore e BB deri te gabimi llogaritës rreth Gazës

Ehud Olmert, ish-kryeministri i regjimit sionist, njoftoi se Beniamin Netanjahu (kryeministri aktual), i shkatërruar nga një disfatë e madhe, aktualisht po bën llogaritë e gabuara duke u përgatitur për të pushtuar Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Olmert, në një intervistë me revistën "Politico", deklaroi se Netanjahu është në një gjendje "krize nervore" dhe kërkon të shmangë shkarkimin nga pushteti për shkak të dështimit në mbrojtjen e sigurisë së brendshme.

Olmert kritikoi ashpër Netanjahun dhe tha: "Ai është i zhgënjyer dhe i dështuar. Ai duhet të jetë shkatërruar emocionalisht. Dua të them që atij i ndodhi diçka e tmerrshme. BB gjithë jetën me mashtrim e ka pasur epitetin "zotëria i sigurisë". Ai është "zotëria i budallallëqeve". Çdo minutë që ai është kryeministër, është një rrezik për Izraelin. Jam i sigurt që amerikanët e kuptojnë se ai është në një gjendje të keqe".

Olmert paralajmëroi se plani strategjik i kryeministrit të regjimit izraelit për ta ruajtur pushtimin mbi Rripin e Gazës pas luftës, duket se është një rikthim në vitin 2005, kur Tel Avivi vendosi pushtetin ushtarak në zonën bregdetare.

Ish-kryeministri i regjimit sionist theksoi se interesi i regjimit nuk është në kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës, por interesi i Tel Avivit është aftësia për t'u mbrojtur në një mënyrë para sulmeve të 7 tetorit.

Olmert paralajmëroi gjithashtu se duke pasur parasysh dështimin e Netanjahu dhe ministrave të tij për të përshkruar një plan realist për të qeverisur Rripin e Gazës pas Hamasit, durimi i aleatëve perëndimorë të Izraelit është dobësuar.

Olmert, i cili shërbeu si kryeministër i regjimit sionist nga viti 2006 deri në vitin 2009 si lider i partisë liberale "Kadima", deklaroi se nuk ka të menduar të ndërgjegjshëm në kabinetin e luftës të regjimit pushtues izraelit.

Kënaqësia publike me Netanjahun ka arritur pikën më të ulët që nga operacioni Stuhia Al-Aksa. Një sondazh në mes të tetorit zbuloi se kolonët sionistë të territoreve të pushtuara e shohin dështimin për të parandaluar një sulm të tillë të Hamasit si një "turp" të menaxhimit dhe dy të tretat e tyre duan që dikush tjetër përveç Netanjahut duhet të jetë kryeministër i ardhshëm.

Në një sondazh tjetër, 44 për qind e të anketuarve thanë se Netanjahu ishte përgjegjës për atë që ndodhi më 7 tetor. Shtatëdhjetë e gjashtë përqind duan që ai të largohet herët a vonë. Edhe "Israel Hayom", një gazetë pro Netanjahut, theksoi domosdoshmërinë e dorëheqjes së Netanjahut të mërkurën e kaluar.

Tags