Qershor 12, 2024 12:15 Europe/Tirane
  • Shenja të reja se kompania amerikane Intel po heq dorë nga Izraeli

Pars Today- Kompania amerikane Intel ka ndaluar planin për të ndërtuar fabrikën e saj prej 25 miliardë dollarësh në territoret e pushtuara.

Faqja e internetit Calcalist e Izraelit në një raport zbuloi se par disa ditësh, Intel ka informuar partnerët e saj të biznesit se kompania ka anuluar kontratat e nënshkruara për transferimin e pajisjeve të nevojshme për ngritjen e fabrikës së re të kësaj kompanie në Izrael; Sipas Parstoday, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Intel dhe Izraelit, Intel duhej të merrte 3.2 miliardë shikla si stimuj nga Izraeli dhe në këmbim, ajo gjatë kësaj periudhe do të angazhohej që blinte produktet dhe shërbimet e fabrikës së re për 60 miliardë shikla nga partnerët e saj izraelitë. Burime të ditura i thanë Calcalist se Intel ka zhvendosur pjesë të qendrave të tij të punës jashtë Izraelit. Madje një numër zyrtarësh të lartë të kësaj kompanie janë transferuar nga Izraeli në zyrat e Intel në Ohajo. Zyrtarë të kompanisë Intel kanë njoftuar për mediat se ndonëse aktivitetet e tyre në Izrael do të vazhdojnë, por zgjerimi i aktiviteteve të kompanisë në vende të ndryshme varet nga disa parametra dhe faktorë që janë të ndryshueshëm dhe zakonisht ka ndryshime në orarin e programeve të tyre. Prodhuesi amerikan i çipave nuk e ka konfirmuar apo mohuar raportin e faqes së internetit Calcalist.

Tags