Nëntor 21, 2022 18:21 Europe/Tirane
  • Bojkotimi i mediave izraelite nga spektatorët e Kupës së Botës në Katar

Mediat arabe duke publikuar foto njoftojnë bojkotimin e mediave të lidhura me regjimin sionist në Katar.

Sipas faqes së internetit Shahab News, mediat e lidhura me regjimin sionist, të cilat kanë udhëtuar në Katar për të pasqyruar Kupën e Botës 2022, janë përballur me një pjesëmarrje të madhe të shikuesve të Kupës së Botës, veçanërisht nga vendet islamike. Pamjet e publikuara tregojnë se audienca në Katar, madje edhe qytetarët e Katarit refuzojnë të flasin me këto, pasi kanë kuptuar që gazetarët janë të lidhur me mediat sioniste. Duhet theksuar se në vendet arabe, pavarësisht varësisë së disa prej sundimtarëve të tyre nga Perëndimi dhe harmonisë së tyre me regjimin sionist, muslimanët janë kundërshtarë seriozë të normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe mbështetës të çështjes palestineze. Botërori i FIFA-s 2022 po mbahet në Katar dhe ky vend po përgatit fort kushtet për mbajtjen sa më mirë të këtij festivali të madh ndërkombëtar.

 

Tags