Mars 06, 2024 09:48 Europe/Tirane
  • Kili përjashton regjimin sionist nga ekspozita më e madhe në fushën hapësinore në Amerikën Latine

Kili përjashtoi kompanitë izraelite nga lista e pjesëmarrësve në ekspozitën më të madhe të fushës hapësinore në Amerikën Latine.

Sipas IRNA, cituar nga AFP, Ministria e Mbrojtjes e Kilit në një deklaratë të mërkurën njoftoi: Pas vendimit të qeverisë kiliane, Ekspozita Ndërkombëtare e fushës ajrore dhe Hapësinore (FIDAE), e cila do të mbahet nga 9 deri më 14 prill, nuk do të pranojë pjesëmarrjen e kompanive izraelite. Sipas këtij raporti, Kili nuk ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi, por qeveria e majtë e presidentit të Kilit, Gabriel Burich, është një nga kritikët dhe kundërshtarët e sulmit izraelit në Gaza. Kili ka strehuar popullsinë më të madhe palestineze jashtë botës arabe dhe tërhoqi ambasadorin e tij nga Izraeli në tetor për të protestuar rreth "shkeljeve të papranueshme të të drejtave të njeriut" në Gaza. Në janar, Meksika dhe Kili i kërkuan Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë për krimet e mundshme të luftës në Gaza.

Tags