Mars 24, 2024 08:21 Europe/Tirane

Njerëz nga vende të ndryshme të botës protestuan edhe një herë kundër gjenocidit të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore, regjimi sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës. Që nga fillimi i sulmit të regjimit sionist në Rripin e Gazës, 32 mijë e 142 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, kanë rënë dëshmorë dhe 74 mijë e 412 palestinezë janë plagosur. Të drejtat e popullit të shtypur palestinez janë shkatërruar nga regjimi okupator sionist nëpërmjet krimeve të këtij regjimi gjenocidal për më shumë se shtatëdhjetë e pesë vjet. Krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve kanë nxitur reagimin e botës dhe në të gjitha anët e botës, njerëzit, qeveritë e ndryshme dhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për të mbështetur popullin e shtypur palestinez. Mbështetësit e popullit palestinez duke mbajtur demonstrata në mbarë botën kanë dënuar krimet e regjimit sionist kundër popullit të Rripit të Gazës. Në Universitetin Cornell të Amerikës u zhvilluan demonstrata në shenjë proteste kundër arrestimit të 24 studentëve të këtij universiteti që u ngritën në mbështetje të Palestinës.

Tags