Mars 29, 2024 06:39 Europe/Tirane
  • Afrika e Jugut përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Gazën

Delegacioni i Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përshëndeti urdhrin e kësaj gjykate drejtuar regjimit sionist për t'i dhënë fund zisë së bukës në Rripin e Gazës.

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) urdhëruan dje njëzëri regjimin sionist të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe efektive për të siguruar mbërritjen pa vonesë të ushqimit bazë për banorët palestinezë të Gazës. Sipas kanalit televiziv "Al Jazeera", delegacioni i Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë njoftoi se urdhri i ri i gjykatës detyron regjimin izraelit të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara. Delegacioni i Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë shtoi se vendimi i ri i gjykatës përfshin gjithashtu bashkëpunimin e regjimit izraelit me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Palestinezët (UNRWA). Delegacioni i Afrikës së Jugut deklaroi gjithashtu se regjimi izraelit nuk do t’i zbatojë urdhrat e gjykatës, ndaj aleatët e tij duhet të ushtrojnë presion mbi të. Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaruan në urdhrin e tyre drejtuar regjimit sionist, se kjo gjykatë ka konfirmuar se palestinezët në Rripin e Gazës jo vetëm po përballen me rrezikun e urisë, por edhe me zinë e bukës. Kjo gjykatë më herët kishte njoftuar se do të shqyrtojë çështjen e gjenocidit të palestinezëve në Rripin e Gazës nga regjimi gjenocidal izraelit. Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, fajësoi regjimin sionist për krijimin e një krize humanitare në Rripin e Gazës dhe deklaroi se imponimi i urisë në Rripin e Gazës konsiderohet një krim lufte. Që prej 7 tetorit 2023, regjimi gjenocidal sionist, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës, kundrejt heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të të drejtave të njeriut. Kjo heshtje kundër krimeve të regjimit pushtues sionist ka shkaktuar vazhdimin e masakrës. Gratë dhe fëmijët palestinezë vazhdojnë të shtypen nga makineria luftarake e këtij regjimi. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që nga fillimi i krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës më 7 tetor, 32.552 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 74.980 persona janë plagosur dhe shumica e viktimave të këtyre sulmeve janë gra dhe fëmijë.

 

Tags