Prill 09, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Turqia vendos kufizime tregtare ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza

Turqia njoftoi se ka vendosur të vendosë kufizime tregtare ndaj Izraelit pasi regjimi okupator sionist bllokoi përpjekjen e Ankarasë për të dërguar ndihma për palestinezët në Rripin e rrethuar të Gazës.

Ministria turke e Tregtisë e bëri njoftimin në një deklaratë në mediat sociale, duke thënë se masat e reja do të fillojnë të martën dhe do të zbatohen për 54 artikuj të ndryshëm, duke përfshirë çimento dhe materiale ndërtimi, çelik dhe hekur.

“Ky vendim do të mbetet në fuqi derisa Izraeli të shpallë armëpushim dhe të lejojë rrjedhjen e duhur dhe të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza”, tha Ministria turke e Tregtisë.

Të hënën, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u zotua për hakmarrje kundër Izraelit për mohimin e kërkesës së Turqisë për të dërguar ndihmën ajrore në Gaza, duke thënë se masat hakmarrëse do të zbatoheshin "hap pas hapi" dhe "pa vonesë".

Ai gjithashtu vuri në dukje se kufizimet e eksportit u miratuan nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë ka premtuar mbështetje për Gazën derisa regjimi izraelit t'i japë fund fushatës së tij brutale në territorin e bllokuar.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka reaguar ndaj këtij vendimi në një postim në X, duke thënë se Erdogan "po sakrifikon edhe një herë interesat ekonomike të popullit të Turqisë" për mbështetjen e tij ndaj lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas.

Katz akuzoi gjithashtu Turqinë për "shkelje të njëanshme të marrëveshjeve tregtare me Izraelin", duke thënë se Tel Avivi do të "miratojë hapat e nevojshëm" kundër Ankarasë.

"Izraeli nuk do t'i nënshtrohet dhunës dhe presionit, nuk do të anashkalojë shkeljen e njëanshme të marrëveshjeve tona tregtare dhe do të marrë masa paralele kundër Turqisë që do të dëmtojnë ekonominë turke," tha ai.

 

Tags