Prill 22, 2024 12:00 Europe/Tirane
  • The Wall Street Journal: Ndihma e SHBA-së nuk e ndryshon situatën e luftës në Ukrainë

The Wall Street Journal, në një raport, duke iu referuar miratimit të ndihmës prej 60.8 miliardë dollarësh për Ukrainën nga Kongresi Amerikan, theksoi: "Kjo ndihmë nuk e ndryshon situatën e luftës në Ukrainë".

Sipas raportit të 'The Wall Street Journal', probabiliteti që ndihma amerikane të mundet të çojë në epërsinë e ushtrisë ukrainase kundër ushtrisë ruse është shumë i dobët.

Sipas këtij raporti, duke marrë parasysh përparimet e fundit të ushtrisë ruse në fronte të ndryshme dhe situatën e vështirë të ushtrisë ukrainase në fushën e betejës, nuk mund të mendohet që ndihma prej 60.8 miliardë dollarësh për Kievin të ndryshojë ndjeshëm situatën ushtarake të Ukrainës ndaj asaj të Rusisë.

Raporti i 'The Wall Street Journal' shton: "Ndihma e re ushtarake e SHBA-së për Ukrainën mund të ndihmojë ushtrinë e vendit vetëm për të parandaluar sulmet e reja të ushtrisë ruse, por nuk do të çojë në ndryshime të mëdha në frontin e luftës në favor të Kievit".

Kongresi Amerikan miratoi të shtunën projektligjin e ndihmës prej 60.8 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas vendimit të kreut të shumicës në Kongres, Mike Johnson, tre seksionet që lidhen me Ukrainën, Izraelin (regjimin sionist) dhe Tajvanin u votuan dhe u miratuan si projektligje të veçanta.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur në mënyrë jo të hapur (private) shqetësimin për përkeqësimin e linjave të mbrojtjes së Ukrainës dhe dobësinë e tyre, si dhe kanë deklaruar se kjo mund të bëjë që Rusia të avancojë më tej.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Randy George, pranoi sukseset e Rusisë në forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe avancimin në fushën e betejës gjatë dy viteve të fundit, pavarësisht presionit të madh të sanksioneve kundër Rusisë dhe tha se aftësia mbrojtëse e Moskës nuk duhet nënvlerësuar.

Vendet perëndimore kanë ofruar qindra miliarda dollarë ndihmë për Kievin që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Ndihma ushtarake për Ukrainën filloi në vitin 2022 me municione artilerie dhe trajnime dhe tani është zgjeruar duke përfshirë tanke, sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, raketa dhe municione thërrmuese.

Kohët e fundit, William Burns, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), paralajmëroi anëtarët e Kongresit se nëse nuk e miratojnë tani paketën e ndihmës për Ukrainën, Kievi do ta humbasë luftën deri në fund të vitit 2024.

 

Tags