Prill 22, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Rusia: Mbështetja ushtarake e Perëndimit për Ukrainën mund të çojë në konfrontim midis fuqive bërthamore

Moska ka paralajmëruar për një konfrontim të drejtpërdrejtë midis trupave ruse dhe forcave perëndimore në konfliktin në Ukrainë që mund të përfundojë në katastrofë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s ishin të fiksuar me idenë për t'i shkaktuar një "disfatë strategjike" Rusisë, duke shtuar se mbështetja e tyre ushtarake për Ukrainën e ka shtyrë botën në prag të një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis fuqive më të mëdha bërthamore në botë, që mund të përfundojë në katastrofë.

"Perëndimorët janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në prag të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis fuqive bërthamore, e cila është e mbushur me pasoja katastrofike," tha Lavrov në një konferencë mbi mospërhapjen e armëve atomike në Moskë.

Lavrov tha se vendet perëndimore po ndërtonin një sistem raketor global të aftë për të eliminuar rivalët. Ai shtoi se vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA po vendosin armë bërthamore në bazat ushtarake në të gjithë Evropën, ndërsa raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi po vendoseshin në rajone të tjera anembanë globit si dhe po përgatiteshin për të vendosur armë bërthamore në hapësirë.

 

Tags