Gusht 31, 2020 20:14 Europe/Tirane
  • Pretendim i ri nga oficeri i akuzuar për vrasjen e George Floyd: Përdorimi i tepruar i drogës është shkaku i vdekjes

Avokati mbrojtës i policit të akuzuar për vrasjen e një shtetasi zezak amerikan ka pretenduar se ai nuk vdiq si rezultat i dhunës së klientit të tij, por si rezultat i përdorimit të tepruar të drogës.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Eric J. Nelson, avokati i Derek  Chauvin, oficer policie i akuzuar për vrasjen e George Floyd, pretendoi se Floyd vdiq jo nga presioni i gjurit të klientit të tij, por nga përdorimi i tepruar i drogës. Eric J. Nelson bëri kërkesë në një gjykatë në Hennepin, Minesota dhe kërkoi lirimin e klientit të tij. Avokati pretendoi në gjykatë se prokurori nuk dha shkakun e vërtetë të vdekjes George Floyd, duke cituar një raport mjeko-ligjor që pretendonte se Floyd në gjak kishte "fentanil" dhe "metamfetaminë" si dhe vuante nga sëmundje të zemrës dhe presion të lartë të gjakut. J. Nelson, në mbrojtje të klientit të tij, gjithashtu iu referua trajnimit të policisë amerikane dhe tha se lloji i ballafaqimit të këtij polici me Floyd ishte bazuar në këtë trajnim. Më 25 maj Derek  Chauvin një oficer i bardhë i policisë amerikane, vrau George Floyd, një qytetar zezak amerikan, në Minneapolis të Minesota. Krimi zemëroi popullin amerikan dhe nxiti protesta mbarëkombëtare.

Tags