Shkurt 11, 2024 19:15 Europe/Tirane

Imam Khomejni (ra): "Nuk mendoj se ka ndonjë vepër adhuruese më të lartë se sa shërbimi ndaj shtresave të privuara dhe të varfra".

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Megjithëse shtresa të ndryshme të popullit iranian luajtën një rol të rëndësishëm në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit në shkurt të vitit 1979, shtresat e privuara dhe të shtypura bënë më shumë përpjekje për të realizuar këtë lëvizje të madhe. Ata kishin bindje më të forta fetare dhe ishin kundër përhapjes së kulturës perëndimore dhe sekularizimit gjatë sundimit të regjimit mbretëror Pahlavi. Gjithashtu, shtypja dhe diskriminimi më i madh në këtë sundim mbretëror ishte ndaj klasave punëtore dhe që punonin shumë, por që ishin të privuara dhe të varfra. Për këtë arsye, një nga qëllimet kryesore të Revolucionit Islamik të Iranit ka qenë zhdukja e privimit dhe padrejtësisë, të cilat menjëherë pas fitores së Revolucionit, autoritetet iraniane i vunë në agjendën e tyre për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht në zonat fshatare. Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i ka kushtuar një rëndësi të madhe këtyre shtresave të popullit iranian dhe i ka vlerësuar këto shtresa si pionierë të Revolucionit Islamik, ndërsa ka theksuar se sa më shpejtë që është e mundur duhet të shqyrtohet dhe trajtohet gjendja e tyre e vështirë. Ai në lidhje me këtë ka thënë: "Nuk mendoj se ka ndonjë vepër adhuruese më të lartë se sa shërbimi ndaj shtresave të privuara dhe të varfra". Në këtë mënyrë, përveç autoriteteve të qeverisë, u formuan edhe shumë grupe të ndryshme të cilët filluan aktivitetin e tyre në fushën e urbanistikës nën emrin "Iniciativa për Ndërtim", program ky që akoma po vazhdon dhe deri më tani ka shënuar rezultate të mëdha në favor të shtresave të privuara dhe të varfra.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Uji është nevoja më e rëndësishme e njeriut për jetën. Gjatë regjimit mbretëror Pahlavi, rreth 75% e banorëve të qytetit dhe vetëm 12% e fshatarëve kishin qasje në ujë të pijshëm të sigurt, por tani e gjithë popullsia urbane dhe mbi 90% e fshatarëve kanë ujë të sigurt. Ky progres ka qenë aq i shpejtë dhe i admirueshëm sa që sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, Irani është pozicionuar në krye të tabelës në fushën e qasjes së qytetarëve në ujë të pijshëm në zonat urbane dhe rurale ndër vendet e rajonit. Kjo është përkundër faktit se Irani konsiderohet një nga vendet me mungesë uji në botë. Energjia elektrike është një nga faktorët kryesorë të prosperitetit dhe zhvillimit. Por gjatë sundimit të Shahut, me gjithë pretendimet e tij të shumta për përparimin e vendit, kishte më pak se tre mijë abonime të energjisë elektrike, të cilat u rritën 12 herë pas revolucionit dhe raporti i prodhimit të energjisë elektrike është rritur në të njëjtën masë. Në përgjithësi, tani të gjitha shtëpitë në Iran, në qytet dhe në fshat, kanë shfrytëzimin e energjisë elektrike dhe në këtë drejtim Irani renditet më lart se mesatarja botërore. Një tjetër arritje e madhe e Revolucionit Islamik të Iranit ka qenë zgjerimi i shpejtë i rrjetit të furnizimit me gaz. Megjithëse Irani ka rezervat e dyta më të mëdha të naftës dhe gazit, dhe gjatë viteve të fundit të sundimit të mbretit Muhamed Reza Shah, eksportet e naftës arritën gjashtë milionë fuçi në ditë, por qytetarët iranianë ishin në një gjendje të vështirë për sa i përket lëndëve djegëse, kështu që në 40 për qind të fshatarëve ata i mbanin shtëpitë e tyre të ngrohta me dru zjarri. Por pas revolucionit, sistemi shtetëror i Republikës Islamike solli gaz në pjesët më të largëta të vendit përmes një plani të gjerë, kështu që sot 98% e familjeve urbane dhe 83% e familjeve rurale, dhe në total, 90% e popullit iranian përfitojnë nga gazi natyror dhe kanë qasje të drejtpërdrejt në rrjetin e gazsjellësit urban.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Gjatë periudhës së regjimit mbretëror Pahlavi, shëndeti i njerëzve, veçanërisht në zonat e rurale dhe fshatrat, ishte në gjendje kritike. Revolucioni Islamik e ndryshoi gjerësisht këtë situatë. Në fillim të fitores së revolucionit, vetëm 37% e qyteteve të vendit kishin spitale, kjo shifër tani ka arritur në më shumë se 94%, dhe numri i spitaleve aktive në vend është rreth 1000 dhe 150 mijë shtretër spitalorë. Këto spitale janë të pajisura me pajisje të avancuara, të cilat prodhohen kryesisht në Iran. Po ashtu, në fshatra kishte vetëm 134 shtëpi shëndeti, shifër kjo që tani ka arritur në 18 mijë, ndërsa numri i qendrave shëndetësore është rritur gati 5 herë. Së bashku me përparimet shëndetësore dhe mjekësore, mbulimi i përgjithshëm i sigurimit shëndetësor është zgjeruar gjithashtu dhe tani sigurimi shëndetësor mbulon 95% të qytetarëve, ndërsa para revolucionit, sigurimet shëndetësore mbulonin vetëm një numër të vogël njerëzish. Disa vite më parë, me zbatimin e një plani gjithëpërfshirës të quajtur “sigurimet shëndetësore”, u siguruan 45 milionë iranianë, që përbëjnë 60% të popullsisë së vendit, dhe 60% prej tyre, me të ardhura të ulëta dhe që janë kryesisht banorë të fshatrave nuk kanë nevojë të paguajnë shpenzimet e sigurimit. Për shkak të masave të tilla të mirëqenies dhe zhvillimit, me pa dyshim, pas Revolucionit Islamik, standardi i jetesës së qytetarëve iranian është rritur, kështu që indeksi i jetëgjatësisë për gratë është rritur nga 53 në 80 vjet dhe për burrat nga 55 në 76 vjet. Prandaj, Ajatullah Khamenei, udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: "Republika Islamike ka qenë një nga qeveritë më të suksesshme në botë në lëvizjen e shërbimeve dhe pasurisë nga qendra në të gjitha pjesët e vendit dhe nga zonat e begata të qyteteve në zonat e saj rurale dhe që dikur përbënin shtresat e varfra”.

 

Tags