Shkurt 25, 2024 14:14 Europe/Tirane
  • Sulmet kundër njësisë 8200 të Izraelit, reagim i prerë i Iranit ndaj terrorizmit shtetëror të regjimit sionist

Në sulmin e kryer me dronë natën e Vitit të ri kundër selisë së njësisë 8200 të shërbimit inteligjent të ushtrisë së regjimit sionist në Arbil të Irakut, janë vrarë tre oficerë të lartë të inteligjencës së regjimit sionist.

Njësia 8200 është një nënndarje e organizatës së inteligjencës ushtarake izraelite "Aman". Kjo njësi është përgjegjëse për misionin e përgjimit, dekodimit të kodeve kompjuterike, mbrojtjes dhe luftarake kibernetike, krijimit të të gjitha llojeve të programeve të viruseve kibernetik dhe gjithçkaje që është e mundur për ta kryer në fushën e spiunazhit dhe mbledhjes së informacionit apo sulmimit të vendeve të tjera duke përdorur pajisje teknologjike. Arsyeja kryesore për krijimin e njësisë 8200 ishte dështimi i inteligjencës së regjimit sionist në lidhje me Luftën e Yom Kipur në vitin 1973. Një ditë para fillimit të asaj lufte në vitin 1973, gjeneralmajor Eli Zira, kreu i organizatës së inteligjencës ushtarake izraelite "Aman" në atë kohë, në një vlerësim që u paraqiti udhëheqësve të regjimit sionist, e vlerësoi mundësinë e luftës dhe një sulmi arab ndaj Izraelit si të pamundur. Pas këtij gabimi të madh, njësia e grumbullimit të informacionit të sinjaleve të organizatës Aman u rindërtua për herë të tretë dhe si rezultat u formua njësia 8200 në organizatën Aman.

Thuhet se Njësia 8200 është njësia më e madhe inteligjente në ministrinë e luftës së regjimit pushtues sionist për nga numri i trupave, kështu që pas forcave ajrore ushtarake të këtij regjimi, Njësia 8200 është njësia më e madhe e ushtrisë sioniste. Shumica e anëtarëve të kësaj organizate janë shumë të rinj dhe zakonisht të moshës nga 16 deri në 18 vjeç.

Sipas faqes së internetit Defense News, që nga viti 2003, Izraeli ka punësuar mijëra nxënës të shkollave të mesme në njësinë 8200 të inteligjencës ushtarake. Ata që janë rekrutuar në njësinë 8200 janë përdorur për të përhapur idetë dhe ndikimin sionist në botën arabe dhe për të helmuar kulturën dhe mendimet e popujve arabë si dhe për të sulmuar vlerat morale, njerëzore dhe ideologjike, dhe në fakt, ky grup ka formuar një ushtria kibernetike e përkushtuar për të ndjekur qëllime specifike në hapësirën virtuale. Tani për tani, qindra anëtarë të njësisë 8200, që veprojnë nën mbulesën e përdoruesve të hapësirës kibernetike në vende të ndryshme të botës, janë gjithmonë në veprim për përhapjen e spekulimeve, vrasjen e personaliteteve të liderëve të pavarur botërorë, krijimin e konflikteve fetare dhe politike, etj. Forcat e njësisë 8200 të inteligjencës ushtarake sioniste, të cilët janë kryesisht specialistë në fushën e teknologjisë së informacionit, po punojnë në formën e kompanive izraelite të bazuara në njohuri. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ushtarët e kësaj njësie shfrytëzojnë përvojat e tyre në fushën e krijimit të kompanive private dhe përmes krijimit të këtyre kompanive ofrojnë shërbime edhe për ushtrinë izraelite.

Kjo njësi, ashtu si agjencitë amerikane të inteligjencës, përgjon të gjitha bisedat dhe kontaktet e ndryshme në botë. Një nga këto përgjime të diskutueshme është bërë duke përdorur programin e virusit Pegasus. Në vitin 2010, gazeta franceze "Le Monde Diplomatic" zbuloi se njësia 8200 kishte krijuar një bazë të madhe në shkretëtirën jugore të Izraelit, të njohur si Neghab (Negev). Ky rrjet i gjerë i inteligjencës izraelite është përgjegjës për përgjimin dhe monitorimin e telefonatave, emaileve dhe llojeve të tjera të kontakteve të komunikimit, nga kudo në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe madje edhe në Evropë. Edhe anijet në det nuk janë jashtë mundësive të përgjimit nga kjo bazë. Njësia 8200 monitoron të gjitha ambasadat izraelite në vende të ndryshme të botës dhe përdor avionët e pajisur të kompanisë amerikane "Gulf Stream" për operacionet e saj të spiunazhit. Sipas Yossi Melman, autor, gazetar dhe ekspert izraelit i sigurisë ushtarake, nuk ka asnjë operacion të inteligjencës në Izrael në të cilin njësia 8200 nuk është e pranishme dhe çdo operacion ushtarak jashtë Izraelit mbulohet nga njësia 8200. Roli i njësisë 8200 është të përgjojë dhe paralajmërojë forcat e brendshme për ekzistencën e rrezikut.

Pavarësisht këtij funksioni dhe pozicionit të njësisë 8200, kjo njësi, e cila është një nga njësitë më sekrete ushtarake dhe inteligjente të ushtrisë izraelite, nuk ka mbetur larg vëzhgimit nga forcat e rezistencës. Në prill të vitit 2018, ushtria izraelite shënjestroi me disa raketa pozicionet e ushtrisë siriane në bazën T-4 pranë Homsit, gjë që çoi në martirizimin e disa këshilltarëve iranianë në këtë bazë. Një muaj pas këtyre sulmeve të regjimit sionist ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane, u sulmuan pozicionet e ushtrisë izraelite në Lartësitë e Golanit të pushtuara dhe u bombarduan me dhjetëra raketa. Gjatë këtij sulmi me raketa, nga këto raketa u goditën 10 objektiva të rëndësishëm ushtarakë, mes tyre edhe një nga shtabet e njësisë 8200 të ushtrisë izraelite. Në mars të vitit 2022, dy qendra të avancuara të trajnimit që i përkisnin Mossad-it në Erbil të Irakut u sulmuan nga raketat balistike të Forcave të Armatosura iraniane.

Gjatë ditëve të kaluara gazeta izraelite "Jerusalem Post" raportoi se më 31 dhjetor 2023 dhe natën e Vitit të Ri, u sulmua selia e shërbimit të inteligjencës 8200 të ushtrisë sioniste në Erbil të Irakut, dhe ishte goditur nga një dron. Sipas këtij raporti, shtatë anëtarë të njësisë 8200 të shërbimit inteligjent të regjimit sionist u mblodhën për të festuar vitin e ri në zonën argëtuese Salahuddin Erbil, kur u sulmuan me dron. Në këtë sulm u vranë 3 oficerë të inteligjencës të njësisë 8200 të ushtrisë sioniste dhe 4 të tjerë u plagosën. Ky sulm nuk mori shumë vëmendje mediatike, por u krye nga forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Sulmet kundër njësisë 8200 janë të një rëndësie të veçantë. Siç u tha më lartë, njësia 8200 e inteligjencës ushtarake izraelite është një nga njësitë më të mëdha të ushtrisë sioniste, e cila ka një funksion të plotë inteligjence. Roli i njësisë 8200 është të përgjojë dhe paralajmërojë forcat e brendshme për ekzistencën e rrezikut. Megjithatë, kjo njësi u vu në shënjestër të përsëritur nga forcat e boshtit të rezistencës. Prandaj, mund të thuhet se synimi i njësisë 8200 nënkupton dështimin e saj për të arritur qëllimet e inteligjencës. Prandaj, sulmi ndaj njësisë 8200 dhe vrasja e një numri oficerësh të kësaj njësie konsiderohet si dështim i madh për regjimin sionist në arritjen e qëllimeve të tij në fushën e inteligjencës.

Një pikë tjetër që nxjerr në pah sulmin ndaj njësisë 8200 dhe dështimin e kësaj njësie për t'iu kundërvënë këtyre sulmeve, është dështimi i regjimit sionist për të zbuluar apo parashikuar operacionin Stuhia Al-Aksa të forcave të Rezistencës Islamike të Palestinës. Ky regjim u përball me një surprizë të madhe dhe një dështim të paprecedentë të inteligjencës në operacionin Stuhia Al-Aksa të rezistencës palestineze. Sulmi i fundit në njësinë 8200 të inteligjencës ushtarake izraelite në Erbil të Irakut, i cili u krye në mes të luftës në Rripin e Gazës, është një tjetër dështim për regjimin pushtues sionist dhe i bën më të theksuara dobësitë e inteligjencës së regjimit izraelit.

Pika e tretë e rëndësishme është se sulmi i fundit kundër njësisë 8200 të inteligjencës ushtarake izraelite është kryer në mes të luftës në Rripin e Gazës dhe pas aksioneve terroriste të regjimit pushtues sionist kundër komandantëve të rezistencës, veçanërisht gjeneral Sejed Razi Mousavi, këshilltar i lartë ushtarak i Iranit në Siri. Në 100 ditët e fundit, Republika Islamike e Iranit e kishte paralajmëruar vazhdimisht regjimin sionist se vazhdimi i luftës si dhe aktet terroriste mund të kenë pasoja të rënda për këtë regjim dhe të çojnë në përhapjen e luftës në nivel rajonal. Muhamed Marandi, një ekspert për çështjet ndërkombëtare, thotë: "Sulmet që kreu Irani kishin për qëllim goditjen e qendrave dhe zyrave të Mossad-it dhe goditjen e qendrave të organizatave terroriste, si dhe për t'i dërguar një mesazh Amerikës dhe Izraelit se ky tension do t'i dëmtojë ata më shumë se këdo tjetër".

Pika e fundit është se nuk është shumë larg mendjes që sulmet që u kryen kundër njësisë 8200 dhe dështimi i regjimit sionist për t'iu kundërvënë këtyre sulmeve, do të bëhen shkak që Tel Avivi të rishikojë edhe një herë organizatat e tij të inteligjencës. Përveç kësaj, sulmet kundër agjencive të inteligjencës izraelite, duke përfshirë njësinë 8200 dhe Mossad, tregojnë se Republika Islamike e Iranit dhe Boshti i Rezistencës kanë aftësi të larta inteligjence dhe ushtarake për t'i dhënë goditje të rënda armiqve, veçanërisht regjimit sionist.

Tags