Shkurt 25, 2024 14:41 Europe/Tirane
  • Qëndresa e popullatës palestineze të Gazës përball rrotacionit të pushtimit, bllokadës dhe luftës

Data 19 janar është regjistruar si Dita e Gazës. Një vështrim historik mbi Gazën tregon se popullata palestineze e këtij rajoni i cili ishte një prej rajoneve më të bukura të rajoneve të botës arabe, në 100 vitet e fundit pavarësisht ciklit të pushtimit, bllokadës dhe luftës, ka qëndruar dhe rezistuar në mbrojte të identitetit palestinezë.

Gaza nuk është një vend që i përket vetëm të sotshmes, të djeshmes apo një shekulli të fundit. Gaze ka një histori mbi 4000 vjeçare. Në lidhje me rajonin e Gazës ekzistojnë disa çështje historike.

Monumentet antike dhe historike në Rripin e Gazës

Çështja e parë: popullata e Rripit të Gazës edhe më parë disa herë ka përjetuar luftëra dhe krime të ngjashme me krimet aktuale që po kryen regjimi pushtues sionist, mirëpo kurrë nuk është shpërngulur dhe nuk është larguar nga Rripi i Gazës. Në vitin 332 para erës së re, rajoni i Gazës ishte rajoni i fundit i cili ka rezistuar përball sulmeve ushtarake të Aleksandrit të Madh kundër Egjiptit.

Rrethimi i Gazës nga ushtria e Aleksandrit të Madh

Kjo ngjarje u bë shkak për krijimin e një legjende për popullin i cili kurrë nuk dorëzohet dhe kurrë nuk nënshtrohet. Simboli i Bashkisë së Gazës është një zog Feniks. Gjatë kësaj lufte, të dy palët duke hapur tunele të shumta nën tokën e butë të Gazës, forconin pozicionet e tyre. Më në fund, forcat ushtarake të Aleksandrit ngadhënjyen në këtë luftë, mirëpo kjo luftë kishte shkaktuar dëme shumë të mëdha për të gjitha palët. Aleksandri gjatë kësaj lufte, ishte plagosur dhe si rezultat u hakmarrë në mënyrë shumë të ashpër ndaj popullatës së Rripit të Gazës. Shumica e banorëve meshkuj të këtij rajoni u vranë në mënyrë masive kurse grat dhe fëmijët e morën robër lufte.

Simboli i Bashkisë së Gazës

Çështja e dytë është kjo që rajoni i Gazës në një kohë më të vjetër ishte një prej rajoneve më të bukura. Në vitin 1659, një udhëpërshkrues francez e ka përshkruar Gazën si një rajon shumë të lavdëruar dhe të pëlqyer. Dy shekuj më vonë, një shkrimtar tjetër francez me emrin Pierre Loti, shprehet i mahnitur nga bukura e fushave të gjera, të gjelbëruara dhe të unifikuara të Gazës.

Gaza

Çështja e tretë, në kohën kur në vitin 1906, u vendos një vijë kufitare për ta ndarë Egjiptit nën pushtimin e Britanisë dhe Palestinën nën pushtimin e Perandorisë Osmane, kjo vijë kufitare kalonte nëpërmes qytetit Rafah në mënyrë që të krijohet një zonë tregtare mes dy perandorive, mirëpo gjatë zhvillimit të Luftës së Parë Botërore, forcat e këtyre dy fuqive kishin shumë konflikte të ashpra për shkak të kësaj vije kufitare dhe ushtria e Britanisë pas tre herë përpjekjeve, në fund arriti të thyejë vijën e frontit të forcave osmane në vitin 1917.

Gjeneral Edmund Allenby hyn në Gaza

Gjeneral Edmund Allenby më 9 nëntor të vitit 1917, hyri në qytetin e shkatërruar të Gazës, do të thotë në po atë ditë kur qeveria e Britanisë publikoi deklaratën publike të Balfourit dhe deklaroi zotimin e saj për mbështetjen e formimit të një "atdheu kombëtar për popullin hebrenj në Palestinë. Britania po ashtu që luajti rolin kryesor në krijimin e kaosit dhe trazirave gati të qëndrueshme në rajonin e Azisë Perëndimore, kishte rol kryesor edhe në krijimin e gjendjes së sotme të Palestinës dhe të Rripit të Gazës.

Gjeneral Edmund Allenby në Palestinë

Çështja e katërt e cila është gjithashtu shumë e rëndësishme, është kjo se edhe pse Gaza ishte një prej rajoneve të Palestinës i cili më pak ishte vendosur në qendër të programeve për vendosjen e kolonëve sionistë, mirëpo ajo u shndërrua në një qendër dhe kështjellë të nacionalizmit palestinez.

Që nga koha e protektoratit të Britanisë në fillim të shekullit 20, ky rajon është vendosur në zemër të nacionalizmit palestinez. Regjimi sionist që nga viti 1967, gjithnjë ka bërë përpjekje të dobësojë nacionalizmin palestinez me anë të pushtimit, bllokadës së hekurt ose luftës së drejtpërdrejtë kundër Rripit të Gazës, mirëpo nuk kishte sukses në këtë drejtim.

Gaza nën protektoratin e Britanisë

Gaza për 38 vite ishte nën pushtimin e sionistëve, mirëpo në vitin 2005, sionistët u detyruan të largohen nga rajoni i Rripit të Gazës. Pas largimit nga Gaza, gjithashtu përveç vendosjes së bllokadës së hekurt, sionistët kanë imponuar luftëra të shumta mbi Rripin e Gazës.

Në vitin, 2008, në luftën 22 ditore, janë vrarë 13 ushtarë izraelit kurse janë vrarë 1417 civilë palestinezë nga bombardimet izraelite. Në vitin 2012, në luftën 8 ditore, janë vrarë 6 ushtarë izraelitë ndërsa në anën tjetër janë vrarë 166 civilë palestinezë. Në vitin 2014, në luftën 51 ditore, janë vrarë 72 ushtarë izraelitë kurse në anën tjetër janë vrarë 251 civilë palestinezë. Në vitin 2021, në luftën 11 ditore janë vrarë 15 ushtarë izraelitë ndërsa në anën tjetër janë vrarë 256 civilë palestinezë. Lufta aktuale kundër Rripit të Gazës konsiderohet në vazhdën e ciklit të pushtimit, bllokadës së hekurt dhe luftës së regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës, që sigurisht është lufta më e gjatë, më e vështirë dhe më dhunshme e regjimit pushtues sionist kundër rajonit të Rripit të Gazës. Lufta e fundit kundër Gazës gjithashtu jo vetëm që nuk e ka dobësuar nacionalizmin palestinez të Gazës, por e ka rritur dhe e ka bërë më të rëndësishëm atë, sepse popullata e Rripit të Gazës madje as nuk kanë pranuar që për ta mbrojtur jetën e vet, të shpërngulën nga ky rajon dhe të largohen në drejtim të vendeve të tjera. Madje edhe mund të thuhet se lufta aktuale është pasojë e mohimit të identitetit historik të Gazës nga regjimi pushtues sionist.

Kanë kaluar mbi 100 ditë që nga fillimi i luftës së regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës, luftë kjo e cila ka rezultuar në kryerjen e gjenocidin kundër popullatës palestineze të Rripit të Gazës. Robert Pop, profesor i shkencave politike në Universitetin e Çikagos dhe autor i historisë së bombardimit ajrore, thotë: "Emri i Gazës do të regjistrohet në histori përkrah emrit Dresden de qyteteve të tjera të njohura të cilat janë bombarduar nga ajri. Atë çfarë po shikoni në Gaza është në krye të 25% të rasteve të ndëshkimit në histori. Tre muaj më parë Gaza ishte një vend me plotë lëvizje dhe aktivitet, mirëpo sot Gaza pasqyron një pamje të një vendi të mbushur me gërmadha të betonit. Ushtria e Izraelit pretendon se po godet Hamasin, mirëpo forcat ajrore të Izraelit kanë thënë se bombardimet kundër Gazës kanë shkaktuar sasinë më të madhe të humbjeve. Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit në muajin tetor, ka thënë se theksimi është mbi krijimin e dëmeve jo mbi precizitetin".  

Shpërngulja me dhunë vazhdon

Një çështje tjetër e rëndësishme në lidhje me luftën në Rripin e Gazës është kjo që gjatë 18 viteve të kaluara, liderët izraelitë supozonin se me bllokadën e hekurt dhe të gjithanshme, kanë gjetur një formulë më të mirë për ta larguar plotësisht Gazën nga skena e zhvillimeve në Palestinën e pushtuar. Mirëpo kjo qasje kishte një pasojë shumë të rëndësishme dhe ajo është: një politikë e tillë ka dobësuar legjitimitetin e qeverisë së Autoritetit Autonom të Palestinës dhe politikën e kompromisit. Në anën e kundërt, kjo politikë ka forcuar më shumë rezistencën palestineze dhe e ka shndërruar atë në opsionin e vetëm për t'u përballur me krimet e regjimit pushtues sionist.  

Popullata palestineze e Gazës

Megjithëkëtë, lufta aktuale në Gaza deri më tani dhe përkundër luftërave të viteve 1948, 1967 dhe 1973, nuk është bërë shkak për ndryshimin e kufijve rajonal. Lufta aktuale vetëm është bërë shkak për ashpërsimin e mosmarrëveshjeve rrënjësore në territoret e pushtuara. Në 18 vitet e kaluara, Gaza ishte nën bllokadë të hekurt dhe të gjithanshme të regjimit pushtues sionist dhe ky regjim ka bërë përpjekje që ta largojë tërësisht anash rajonin e Rripit të Gazës dhe ta dobësojë rolin e këtij rajon në zhvillimet e Palestinës, mirëpo si rezultat i luftës së fundit, Gaza u shndërrua në qendër të konfliktit izraelito-palestinez. Vëmendja e opinionit publik botëror madje edhe e fuqive rajonale dhe botërore përsëri është përqendruar mbi Gazën. Kjo luftë, Gaza dhe popullata palestineze e këtij rajoni me padyshim është vendosur në qendër të çfarëdo lloji të bisedimeve të ardhshme izraelite-palestineze. Gaza është bërë çelësi i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Azisë Perëndimore.

Dhuna e ushtrisë pushtuese sioniste kundër popullatës së Gazës

Çështja përfundimtare është kjo që Ben Gurion si lideri i parë i Izraelit, në konferencën e paqes së OKB të zhvilluar në Luzan në vitin 1949, ka propozuar aneksimin e rajonit të Rripit të Gazës në territoret e Palestinës së pushtuar, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar kurrë. Madje as 38 vite pushtimi i Rripit të Gazës gjithashtu nuk është bërë shkak që ky rajon të vendoset nën sundimin e sionistëve. Gjithashtu bllokada e hekurt dhe e gjithanshme dhe shndërrimi i rajonit të Gazës në burgun më të madh të hapur në botë, edhe pse ka shkaktuar katastrofë njerëzore shumë të gjerë, mirëpo Stuhia Al-Aksa konsiderohet rezultat i kësaj bllokade. Aktualisht pas luftës së pamëshirshme, kërcënimi më i madh për sionistët konsiderohet ky që një gjeneratë e re e rezistencës palestineze të formohet në Rripin e Gazës, një gjeneratë e cila nuk do t'i lë pa kundërpërgjigje krimet e sotshme të pushtuesve sionistëve.

 

Tags