Nëntor 22, 2023 19:35 CET

Regjimi sionist që nga fillimi i ekzistencës së vet, i cili ekziston vetëm në bazë të dhunës dhe pushtimit, çdo vit ka ndarë një buxhet të madh nën mbështetjen e pakufizuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e luftëtarëve të rezistencës. Këto veprime kriminale të këtij regjimi kryhen kryesisht nga ushtria e këtij regjimi.

Regjimi sionist që nga fillimi i ekzistencës së vet, i cili ekziston vetëm në bazë të dhunës dhe pushtimit, çdo vit ka ndarë një buxhet të madh nën mbështetjen e pakufizuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e luftëtarëve të rezistencës. Këto veprime kriminale të këtij regjimi kryhen kryesisht nga ushtria e këtij regjimi. Ushtria e regjimit pushtues sionist konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të këtij regjimi, mbi të cilën bazohet strategjia e sigurisë së brendshme të atij regjimi dhe është përdorur gjithmonë si mjeti kryesor i këtij regjimi për të shtypur popullin palestinez dhe për të uzurpuar tokat e tyre.

Autoritetet e regjimit sionist, të cilët janë të vetëdijshëm për natyrën e regjimit të tyre të rremë, e dinë se duhet të jenë gjithmonë në luftë për të mbijetuar. Prandaj, drejtuesit e regjimit pushtues sionist kanë marrë shumë masa për mbështetje psikologjike dhe përgatitjen e moralit të ushtarakëve dhe ushtarëve për të marrë pjesë në luftërat tokësore, por në këtë drejtim nuk kanë pasur sukses.

Vetëvrasja, dezertimi, vjedhja në ushtri, mosbindja dhe konflikti me komandantët, janë veprime që të gjitha bëhen për shkak të mungesës së motivimit të ushtarëve në ushtrinë sioniste. Kjo gjendje u përkeqësua veçanërisht pas disfatës së rëndë të ushtrisë izraelite në luftën e korrikut të vitit 2006 me Hezbullahun e Libanit. Goditja e madhe të cilën e morën forcat tokësore të ushtrisë së regjimit sionist në luftën e vitit 2006 me forcat e Hezbullahut të Libanit, u bë shkak që ushtarët e këtij regjimi të mos futen në beteja tokësore në luftën e vitit 2008 dhe të vitit 2009 me forcat e rezistencës së Rripit të Gazës në Palestinë.

Për shkak të nevojës që ekziston për njohjen e formacioneve ushtarake të regjimit sionist, në programin serial me titull "Bandat e terrorit në ushtrinë e regjimit sionist" do të prezantohen pjesë të ndryshme të strukturave ushtarake, të sigurisë dhe ushtrisë së këtij regjimi, i cili kryesisht ka fytyrë terroriste në vend të natyrës ushtarake. Na ndiqni në vazhdim!

Një nga divizionet e ushtrisë izraelite është njësia "Yamam", e cila është, si të thuash, një forcë e reagimit të shpejtë e lidhur me shërbimin policor izraelit. Por misioni kryesor i elementëve të kësaj njësie është kryerja e operacioneve speciale si vrasja dhe ndjekja e forcave të rezistencës palestineze dhe familjeve të tyre. Njësia e "Yamam" u krijua në vitin 1974 nga Haim Levi, një oficer i ushtrisë izraelite, për të mbështetur kolonët sionistë dhe është një nga 4 njësitë e lidhura me të ashtuquajturat forcat e "Rojes Kufitare". Shumica e anëtarëve të njësisë së "Yamam" janë ish-ushtarë të ushtrisë sioniste, të cilët kanë punuar në njësi të posaçme luftarake.

Kushti për punësim në njësinë e "Yamam" është ky që personi duhet të ketë të paktën 3 vite përvojë në njësitë speciale të ushtrisë sioniste. Ata që duan t'i bashkohen kësaj njësie i nënshtrohen një programi të rreptë trajnimi dhe sigurisht që është e vështirë të futen në këtë njësi. Për shembull, në vitin 2007, nga 800 vullnetarë që u paraqiten për këtë njësi, u pranuan vetëm 7 persona dhe në vitin 2016, nga 1500 persona që u paraqiten, u pranuan vetëm 21 persona në njësinë e "Jmam" të ushtrisë së regjimit sionist.

Kjo njësi punon plotësisht e pavarur nga njësitë e tjera ushtarake dhe të sigurisë së regjimit sionist dhe anëtarët e tyre janë të pajisur me armë të avancuara dhe gjithashtu kanë stafin e tyre mjekësor. Kjo njësi ushtarake terroriste është e ndarë në disa grupe, të cilat në të shumtën e rasteve marrin trajnime të veçanta dhe ndonjëherë marrin trajnime të përbashkëta për koordinim operacional. Këto grupe janë:

- Ekipi "Sulmi dhe depërtimi". Anëtarët e këtij ekipi janë përgjegjës për të kryer sulme ndaj shtëpive dhe ndërtesave ku jetojnë luftëtarët e rezistencës palestineze. Pas sulmit në këto vende, këta elementë terrorist arrestojnë ose vrasin forcat e rezistencës së Palestinës.

Skuadra "Majmunët". Të njohur si "Ekipi i Majmunëve" për shpejtësinë e tyre në veprim, anëtarët e këtij ekipi terrorist janë një grup trupash të specializuar në aftësitë e ngjitjes, patinazhit dhe lëshimit nga lartësia me shpejtësi të lartë.

Ekipi i Snajperëve. Ky ekip terrorist përbëhet nga anëtarë të cilët janë shumë të aftë dhe kanë precizitet të lartë në shënjestrimin nga distanca të shkurtra dhe të gjata dhe janë të pajisur me pushkë snajper të veçantë.

- Ekipi Sekret. Ky ekip terrorist konsiderohet si një nga grupet më të rrezikshme të njësisë së "Yamam", anëtarët e të cilit thuhet se kanë aftësi të lartë për t'u fshehur e për t'u mbuluar me qëllim që të mashtrojnë viktimat dhe për t'i vrarë ato, që janë qartësisht forca palestineze të rezistencës. Anëtarët e këtij ekipi terrorist kanë një histori pjesëmarrjeje në mijëra operacione të vrasjeve dhe arrestimeve kundër luftëtarëve të rezistencës palestineze. Zotërimi i saktë i gjuhës arabe me dialektet e saj të ndryshme sipas natyrës së rajonit ku ata veprojnë, njohja e plotë me zakonet dhe traditat shoqërore të palestinezëve dhe aftësia për të kryer detyrat fetare, veçanërisht detyrimet islame, janë ndër karakteristikat kryesore të anëtarëve të ekipit sekret të njësisë terroriste "Yamam". Elementët e kësaj njësie terroriste të ushtrisë së regjimit sionist depërtojnë fshehurazi në zonat e banimit të forcave të rezistencës së Palestinës dhe fshehin identitetin e tyre të vërtetë duke pretendojnë se janë palestinezë dhe arabë duke kryer zakone dhe lutje palestineze etj.

Njësia terroriste "Yamam" e ushtrisë së regjimit sionist ka gjithashtu 3 degë fushore të quajtura "Ouxhin", "Ufek" dhe "Kanaan". Dy degët e para janë një përzierje e ushtarëve të rregullt dhe forcave të fshehta, por dega e tretë përbëhet tërësisht nga forca të fshehta. Kjo njësi terroriste është plotësisht e pavarur në kryerjen e misioneve të saj, por koordinon me institucione të tjera ushtarake dhe të sigurisë së regjimit sionist, duke përfshirë Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme (Aman) dhe Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (Shabak). Shabak është përgjegjës për mbledhjen e informacionit të detajuar për njësinë terroriste "Yamam", veçanërisht nga qytetet e Bregut Perëndimor, dhe ushtria izraelite e përdor këtë njësi terroriste për të kryer operacione speciale.

Njësia "Duvdevan" ose “Njësia 217” është një tjetër njësi speciale luftarake dhe terroriste e regjimit sionist, e cila ka operuar me përqendrim të lartë në të gjitha zonat e Bregut Perëndimor gjatë viteve të fundit. Misioni i kësaj njësie terroriste është të parandalojë operacionet dhe aktivitetet e grupeve të rezistencës së Palestinës. Njësia terroriste “Duvdavan” në shumicën e rasteve vepron në fshehtësi dhe forcat e saj janë në gatishmëri 24 gjatë tërë javës. Pjesëtarët e kësaj njësie terroriste kanë për detyrë arrestimin, kryerjen e atentateve terroriste dhe neutralizimin e operacioneve të luftëtarëve të rezistencës së Palestinës. Kjo njësi terroriste konsiderohet gjithashtu një nga njësitë më aktive të ushtrisë sioniste dhe elementët e saj po kryejnë misione gjatë gjithë kohës që ose janë planifikuar paraprakisht ose duhet të kryhen papritur dhe me kërkesë urgjente të Shabakut.

Njësia terroriste "Duvdavan" u krijua në vitin 1986 për të kryer operacione të shpejta kundër rezistencës palestineze, veçanërisht në Bregun Perëndimor, dhe para Intifadës së Parë palestineze, dhe ka disa ekipe speciale. “Shabitat 13” është skuadra komando më e njohur e njësisë terroriste Duvdavan, si dhe ekipi “Parashutistëve” konsiderohet si një nga grupet efektive të kësaj njësie terroriste të regjimit sionist. Veprimtaria e elementeve të njësisë terroriste "Duvdavan" në fillim ishte krejtësisht e fshehtë dhe asnjëherë nuk u publikuan emrat dhe fotot e këtyre forcave. Deri më sot mediat sioniste nuk kanë publikuar asnjë lajm për ekzistencën e një njësie të tillë në ushtrinë izraelite dhe gjithçka që ekziston është zbuluar nga mediat ndërkombëtare. Kursi i trajnimit për pjesëtarët e kësaj njësie zgjat 16 muaj dhe pjesëtarët e saj marrin trajnime të ngjashme me atë të forcave detare të ushtrisë së regjimit sionist.

Elementet e njësisë terroriste "Duvdavan" kanë ushtrime si stërvitje për identifikimin e zonës, ushtrime individuale në qeli, ushtrime në grup, stërvitje të saktë me shënjestrim dhe sigurisht kryerjen e misioneve speciale detare. Pas kalimit të fazave fillestare, trupat e kësaj njësie terroriste i nënshtrohen stërvitjes speciale që zgjat rreth dy muaj, e cila përfshin stërvitje për luftë brenda zonave të banuara, luftë brenda qytetit dhe luftime nga afër me armë të lehta dhe të bëra me dorë. Anëtarët e kësaj njësie terroriste të ushtrisë sioniste gjithashtu i nënshtrohen një kursi trajnimi të nivelit të lartë se si të përdorin hartat topografike, si të përdorin hartat për qarkullim në zona të hapura dhe një tjetër për navigim në zona të banuara.

Krijimi i regjimit sionist që nga fillimi dhe deri më tani ka qenë i bazuar në politikën e dhunës dhe terrorit dhe shumica e elementëve apo strukturave përbërëse ushtarake të këtij regjimi i kanë shërbyer politikës së dhunës dhe kryerjes së veprimeve terroriste të këtij regjimi ndaj popullit të Palestinës. Ky regjim i rremë deri më tani ka kryer krime të panumërta kundër botës, veçanërisht popullit të pambrojtur të Palestinës përmes organizatave të tij terroriste që veprojnë me emra të ndryshëm. Në këtë edicion u njohëm me dy njësitë terroriste të këtij regjimi, "Jamam" dhe "Duvdavan". Na ndiqni në edicionet e ardhshme për të mësuar më shumë rreth organizatave dhe njësive të tjera terroriste të këtij regjimi.

 

Tags