Nëntor 23, 2023 14:51 CET

Në këtë edicion do të flasim për një prej shërbimeve inteligjente dhe spiunazhe më të mëdha dhe më shpenzime më të larta të regjimit sionist.

Përshëndetje miq të nderuar! Jush me edicionin e radhës të programit "Bandat e terrorit në ushtrinë e regjimit sionist". Regjimi sionist i cili është themeluar mbi bazën e dhunës, terrorit dhe politikës pushtuese, për ta ruajtur këtë strukturë të paligjshme të tij, ka krijuar dhe organizuar organizata dhe struktura të gjera ushtarake dhe të sigurisë. Kështu që prej fillimit të themelimit të këtij regjimi pushtuese dhe racist, formimi i një strukture ushtarake të pajisur gjithnjë ka qenë në krye të prioriteteve të qarqeve vendimmarrëse të këtij regjimi dhe sionistët nën mbështetjen e plotë të Amerikës dhe aleatëve të tij evropianë, më shumë se sektorëve të tjerë, i ka kushtuar rëndësi dhe vëmendje kësaj strukture ushtarake e cila në vend të funksioneve të zakonshme ushtarake, kryesisht ka më shumë natyre terroriste dhe pushtuese.

Shefi i CENTCOM me shefin e ushtrisë sioniste

Në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me qëllimet e regjimit sionist nga formimi i disa njësive dhe sektorëve të ndryshëm ushtarakë dhe thamë se sionistët për ta stabilizuar politikën e tyre pushtuese, përdorin forcat ushtarake dhe njësitë e ndryshme të spiunazhit dhe terrorit. Në këtë edicion do ta shqyrtojmë një tjetër prej njësive ushtarake të regjimit sionist e cila luan një rol të rëndësishëm në strukturën politike dhe të sigurisë së këtij regjimi.

Organizata e Inteligjencës Ushtarake të Regjimit sionist "The Israeli Military Inteligjence" që në të shumtën e rasteve quhet me shkurtesën AMAN, përbën trupin e inteligjencës ushtarake qendrore dhe gjithëpërfshirëse të forcave ushtarake të regjimit sionist. Kjo njësi terroriste ushtarake është formuar në vitin 1950 dhe nga aspekti struktural, vepron nën urdhrat e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë administrohet nën urdhrat e shefit të shtabit të ushtrisë së regjimit sionist dhe ajo merr urdhrat e veta nga kabineti. Në bazë të ligjeve ushtarake të regjimit sionist, shërbimi inteligjent AMAN i cili konsiderohet një prej shërbimeve inteligjente dhe spiunazhe më të mëdha dhe me shpenzime më të larta të këtij regjimi, është përgjegjës për ofrimin e vlerësimeve strategjike pranë kabinetit të qeverisë së regjimit sionist. Në bazë të po këtyre vlerësimeve, hartohen edhe politikat e përgjithshme të kabinetit të qeverisë së regjimit sionist, sidomos në fushën e luftës me grupet e rezistencës në rajonin e Lindjes së Mesme.

Deri para themelimit të shërbimit inteligjent AMAN, organizata terroriste "Haganah" dhe në mënyrë të veçantë shërbimi inteligjent me emrin SHAI, kryente punën e mbledhjes së inteligjencës për aktivitete të grupit militant terrorist dhe për dërgimin e të dhënave të inteligjencës liderëve të regjimit sionist për të zhvilluar luftën politike dhe ushtarake arabët banorë të Palestinës dhe me shtete e tjera arabe.

Medalioni i vjetër i AMAN

Në realitet, misioni special e SHAI është mbledhja e informacioneve dhe të dhënave inteligjente në lidhje me personalitetet politike dhe luftëtarët e rezistencës palestineze dhe prezantimin e tyre në degën ushtarake terroriste "Haganah" për kryerjen e atentateve terroriste ndaj tyre. Që nga viti 1950, me themelimin e shërbimit të inteligjencës dhe terrorizmit AMAN, kjo detyrë iu dorëzua kësaj organizate spiunazhe dhe terroriste të regjimit sionist. Shërbimi inteligjent AMAN gjithashtu është përgjegjës edhe për dërgimin e lajmërimeve urgjente në lidhje me mundësinë e fillimit të luftës ose të ndonjë veprimi ushtarak kundër regjimit sionist ose kundër interesave ushtarake dhe politike të këtij regjimi jashtë territoreve të pushtuara të Palestinës.

Mënyra e stërvitjeve të forcave të Haganah

Organizata AMAN në pamjen sipërfaqësore duket si një shërbim inteligjent i pavarur i regjimit sionist dhe është e të njëjtit nivel me ushtrinë, forcat detare dhe me forcat ajrore të këtij regjimi, mirëpo ajo ka një strukturë ushtarake të bazuar mbi ofrimin e shërbimeve të spiunazhit dhe misioni kryesor i kësaj organizate është të ndihmojë ushtrinë e regjimit sionist në kryerjen e misioneve si rezultat i aftësive të larta për të mbledhur informacione dhe të dhëna të inteligjencës.

Forcat e më hershme të shërbimit inteligjent ushtarak të Izraelit

Ky shërbim inteligjent i cili veprën në mënyrë të drejtpërdrejtë nën urdhrat dhe mbikëqyrjen e ministrit të luftës së regjimit sionist, ndjek edhe misione speciale janë kornizave të ushtrisë së regjimit sionist.

Shefi i AMAN është një oficer i lartë i inteligjencës në ushtrinë e regjimit sionist dhe merre pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe përcaktimit të politikës së inteligjencës në po atë nivelin e krerëve të SHABAK (Shinbet – agjencisë së sigurisë së regjimit sionist) dhe Mussad. Këto tre organe në realitet përbëjnë bazën e komunitetit inteligjent të regjimit sionist. Natyra kryesore e aktiviteteve të shërbimit inteligjent AMAN përbënë misione në shtetet e rëndësishme rreth Palestinës së pushtuar dhe zakonisht një oficer i lartë me gradën e gjeneralit mbanë përsipër drejtimin e kësaj organizate.

Shefi aktual i AMAN

Aktivitetet e këtij shërbimi inteligjent kanë rëndësi shumë të veçantë për regjimin sionist, për arsye se ky shërbim inteligjent kryen dhe drejton shumë misione në operacionet e spiunazhit elektronik dhe përgjimit brenda rajoneve të pushtuara ose në rajonet të cilat kontrollohen nga Autoriteti Autonom i Palestinës si të shteteve arabe fqinjë të Palestinës së pushtuar.

Për shembull, disa qendra dhe struktura të mbledhjes dhe vëzhgimit të informacioneve elektronike të kësaj njësie të spiunazhit ndodhen në Lartësitë e Golanit të pushtuar të Sirisë, duke përfshirë edhe qendrën e spiunazhit që ndodhet në Har Avital e cila vëzhgon Sirinë dhe disa qendra të tjera të spiunazhit të kësaj njësie ndodhen në bjeshkën Hermon të cilat vëzhgojnë edhe Libanin edhe Sirinë.

Pas një zhvillimi dinamik që ndodhi në shërbimin inteligjent AMAN, kësaj organizate terroriste i janë shtuar edhe sektorë dhe njësi të brendshme të llojllojshme në mënyrë që të ndihmojë për të çuar përpara qëllimet agresioniste dhe terroriste të përditshme të regjimit sionist. Shërbimi inteligjent AMAN përbëhet nga sektorë të ndryshëm që përfshinë drejtorinë e inteligjencës, drejtorinë e lidhjeve të jashtme, drejtorinë e inteligjencës dhe kontrollit luftarak, drejtorinë e inteligjencës tokësore, drejtorinë e inteligjencës së forcave detare, drejtorinë e inteligjencës së forcave ajrore dhe sektorin e medias. Shërbimi inteligjent AMAN gjithashtu përbëhet edhe nga shumë njësi të tjera si njësia e spiunazhit "LAMDAN" e lidhur me forcat ajrore, njësi e inteligjencës dhe spiunazhit MADAN e lidhur me forcat detare, njësia speciale e luftës psikologjike, njësia e censurës ushtarake, njësia 8200, njësia 9990, njësia 504 speciale për zgjedhjen dhe punësimin e spiunëve, njësia kibernetike, njësia e specializuar për përpunimin e hartave, njësia speciale për parashikim informacioneve, njësia e inteligjencës dhe sigurisë njerëzore dhe njësia e hulumtimeve shkencore dhe njësia e sigurisë së informacioneve.

Anëtarët e shërbimit inteligjencë ushtarak të regjimit sionist (AMAN) marrin trajnime intensive në shumë fusha të tilla si: qitje me armë të ndryshme, përgatitjen e lëndëve eksplozive, qarkullim transporti, gjurmim, arratisja nga gjurmimi, fotografim, dërgimin e mesazheve të koduara, si dhe mësimin e traditave, zakoneve dhe sjelljeve kulturore të arabëve, çështjeve fetare dhe kulturore të popujve arabë. Mirëpo megjithë këto trajnime dhe përgatitje të gjera dhe intensive, kjo organizatë inteligjente dhe terroriste e regjimit sionist në dosjen e vet historike ka të regjistruar edhe shumë dështime dhe humbje.

Një prej dështimeve dhe humbjeve më të mëdha të organizatës terroriste AMAN, është ajo çfarë ka ndodhur në Egjipt dhe në ato vitet e 1950-ta, humbje kjo e cila u bë shkak që ministri i luftës së regjimit sionist të japë dorëheqje nga posti i vet. Ngjarje ishte në këtë mënyrë që shërbimi inteligjent AMAN duke përdorur një grup të hebrenjve egjiptianë në kuadër të një operacioni të quajtur "Operacioni Susannah" në vitin 1954, kishte për qëllim të instalojë dhe shpërthej lëndë eksplozive në vende civile që i përkisnin Amerikës, biblioteka dhe qendra arsimore amerikane dhe këto operacione terroriste duhet t'i hidheshin në përgjegjësi të Lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane.

Qëllimi ishte ky që të prishen marrëdhëniet e mira mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Xhamal Abdunaser, presidentit të shtetit të Egjiptit në atë kohë. Amerika e cila në atë kohë mbështeste në mënyrë të gjerë nacionalizmin egjiptian, duhej të besonte se qeveria e Egjiptit e paaftë në përballje me organizatat fetare në këtë vend. Nga ana tjetër, krijimi i një atmosfere të dhunshme dhe të destabilizuar në Egjipt bëhej shkak që Britania të mbante forcat e saj pushtuese në Kanalin e Suezit të Egjiptit. Mirëpo Egjipti arriti të zbulojë me kohë planifikuesit kryesorë të këtij operacioni dhe këtë çështje u bë shkak për skandalizimin dhe zbulimin e komploteve të regjimit sionist, pavarësisht se Tel Avivi vazhdimisht e mohonte të ketë qenë i implikuar në këtë operacion.

Spiuni izraelit i AMAN i arrestuar për këtë komplot në Egjipt

Si pasojë e këtij skandali të madh, dy javë më pas dha dorëheqje Beniamin Gibli, drejtor i organizatës inteligjente AMAN në atë kohë. Në vazhdim të këtij skandali, në shkurt të vitit 1955, dha dorëheqje edhe ministri i luftës së regjimit sionist me emrin Pinhas Lavon, që më pas ky skandal u njoh me emrin e tij si "Skandali Lavon".

Pinhas Lavon (në anën e djathtë) dhe Beniamin Gibli (në anën e majtë)

Operacioni destruktiv dhe terrorist "Susana" dhe skandali "Lavon" e cila zbuloi natyrën terroriste të regjimit sionist në mbarë botën, ka shkuar deri në rrëzimin e qeverisë së asaj kohe të regjimit sionist dhe në shkarkimin e kryeministrit të tyre me emrin Moshe Sharett. Përveç kësaj, me këtë operacion të skandalizuar, regjimi sionist humbi pozitën dhe besueshmërinë e vetë në masë të konsiderueshme në marrëdhëniet e veta me Britaninë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përmirësimi i kësaj gjendje zgjati disa vjet.

Moshe Sharett

Gjithashtu edhe pas kësaj ngjarje skandaloze, ne vazhdojmë të vërejmë trazira politike të konsiderueshme në strukturat e regjimit sionist të cilat me padyshim ushtrojnë ndikim të vazhdueshëm mbi ndikimin e qeverisë izraelite. Mirëpo, pavarësisht këtyre ngjarjeve dhe skandaleve, regjimi sionist më 30 mars të vitit 2005, në mënyrë të hapur ka vlerësuar punën dhe kontributin e spiunëve dhe agjentëve të tij të mbetur nga ky operacion terrorist i dështuar dhe presidenti i regjimit sionist, Moshe Katsav secilit prej tyre u ka dhënë diplomë mirënjohje nga ana e shtetit izraelit për të falënderuar përpjekjet dhe punën e tyre dhe në këtë mënyrë përveçse u dha fund mohimeve zyrtare për disa dekada për implikim në këtë operacion terrorist, ka zbuluar më shumë natyrën terroriste të këtij regjimi për të gjithë popujt e botës.

 

Tags