Nëntor 22, 2023 20:23 CET

Regjimi sionist i cili është themeluar mbi bazën e forcës, dhunës dhe politikës pushtuese, për ta ruajtur këtë strukturë të paligjshme të tij, ka krijuar shumë organizata të sigurisë dhe ka organizuar shumë grupe terroriste militante.

Regjimi sionist i cili është themeluar mbi bazën e forcës, dhunës dhe politikës pushtuese, për ta ruajtur këtë strukturë të paligjshme të tij, ka krijuar shumë organizata të sigurisë dhe ka organizuar shumë grupe terroriste militante. Formimi i një ushtrie të pajisur gjithnjë ka qenë krye të prioriteteve të organeve vendimmarrëse të këtij regjimi dhe sionistët nën mbështetjen e Amerikës dhe aleatëve të tyre evropiane, i kanë kushtuar vëmendje strukturës ushtarake më shumë se sektorëve të tjerë.

Në edicionin e kaluar kemi folur për qëllimet e regjimit sionist për formimin e njësive dhe bandave të ndryshme ushtarake dhe terroriste. Në këtë kuadër thamë sionistët për të arritur në një nivel superior në aspektin cilësor në rajon dhe për të stabilizuar politikën pushtuese të tij, përdor forcat ushtarake dhe njësitë e spiunazhit dhe bandat militante e terroriste të ndryshme. Në këtë edicion do të njihemi me një tjetër prej njësive ushtarake të regjimit sionist e cila luan një rol të rëndësishëm në strukturën politike dhe të sigurisë së regjimit sionist dhe vazhdimisht përdoret për të realizuar veprimet terroriste të regjimit sionist.

Njësia e zbulimit dhe identifikimit e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist e njohur me emrin "Sayeret Matkal" është një prej njësive më të rëndësishme të ushtrisë së regjimit sionist e cila përbëhet nga snajperistët e shtabit të përgjithshëm komandues dhe operativ të regjimet sionist i cili konsiderohet autoriteti më i lartë ushtarak i regjimit sionist. Kjo njësi vepron në kuadër të sektorit të inteligjencës së ushtrisë së regjimit sionist dhe duke shfrytëzuar informacionet dhe të dhënat që merr nga ky sektor, kryen misionet e veta ushtarake dhe terroriste. Kjo njësi ushtarake terroriste me informacionet e veta të nevojshme në mënyrë të drejtpërdrejtë nga selia komanduese e operacioneve të ushtrisë së regjimit sionist dhe veprimet e kësaj njësie kryhen plotësisht në mënyrë sekrete dhe të fshehtë.

Kjo njësi ushtarake është formuar në vitin 1957 me propozimin e Avraham Arnan dhe bërthamat e para të kësaj njësie janë formuar nga disa ish-ushtarakë dhe ish-oficerë të cilët kishin dal nga njësia speciale 101 dhe nga njësia e parashutistëve të ushtrisë së regjimit sionist në mënyrë që nëse ata do të kryenin ndonjë shkelje të hapur të vijave të kuqe dhe do të kryenin operacione terroriste, nuk do të shndërrohen në një faktorë për të krijuar shqetësime për Izraelin. Mirëpo në fund, ekzistenca e kësaj njësie militante dhe terroriste është konfirmuar nga regjimi sionist pas Intifadës së Parë të popullit të Palestinës.

Avraham Arnan

Fusha e veprimit të njësisë së zbulimit dhe identifikimit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist është shumë llojllojshme e cila përfshinë misione operative të tilla si kryerjen e operacioneve terroriste kundër komandantëve të shquar të rezistencës së Palestinës, neutralizimin e operacioneve të forcave të rezistencës palestineze brenda dhe jashtë territoreve të pushtuara dhe kryerjen e operacioneve të rrezikshme dhe të ndjeshme sidomos në rajone të largëta. Gjithashtu mbledhja e informacioneve në lidhje me çështje të ndryshme, konsiderohet prej misioneve të ndryshme të kësaj njësie. Kjo njësi në mënyrë të drejtpërdrejtë merr urdhrat nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së regjimit sionist dhe qëllimi i kësaj njësie më shumë është përqendruar mbi bashkëpunimin me sektorin e inteligjencës për të mbledhur informacione dhe të dhëna inteligjente nga brenda shteteve armiqësore që kryesisht Rripi i Gazës dhe disa vende arabe përbëjnë destinacionin e operacioneve terroriste të kësaj njësie.

Anëtarët e kësaj njësie terroriste në shumë prej fushave operative janë prej forcave me eksperiencë më të lartë dhe më të përgatitura në mesin e personelit të ushtrisë së regjimit sionist, të cilët pas përfundimit të shërbimit të tyre në këtë njësi terroriste, emërohen dhe vendosen në poste dhe funksione kyçe të këtij regjimi, sidomos në shërbimet e strukturave të sigurisë. Në mesin e ish-anëtarëve të njësisë së zbulimit dhe identifikimit të regjimit sionist deri më tani dy prej tyre janë emëruar në postin e kryeministrit të regjimit sionist që njëri prej tyre është Beniamin Netanjahu dhe tjetri Ehud Barak. Përveç kësaj, një numër i madh i ministrave, shefave të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, funksionarë të lartë të shërbimeve inteligjente të Mussad dhe shumë funksionarë të tjerë të së kaluarës dhe aktualë të regjimit sionist siç është Sha'ul Mufaz, Mushe Jalon, Emiram Luin, Nakhmia Tamari, Deni Jatum, Uzi Dajan dhe Sahj Avital kanë vepruar në këtë njësi militante terroriste.

Anëtarët e njësisë së zbulimit dhe identifikimit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist kryejnë periudha trajnuese të specializuara në njësitë sekrete të ushtrisë së regjimit sionist zakonisht kanë një eksperiencë dhe aftësi të lartë në fushën e inteligjencës, zbulimit dhe identifikimit. Një pjesë e anëtarëve të njësisë së zbulimit të ushtrisë së regjimit sionist zgjedhën nga mesi i parashutistëve speciale të ushtrisë së regjimit sionist. Personat të cilët paraqiten vullnetarë për anëtarësim në njësinë e zbulimit dhe identifikimit të ushtrisë së regjimit sionist duhet të kryejnë testet e nevojshme mjekësore dhe më pas hyjnë në fazën vlerësimeve të sigurisë. Periudha trajnuese e forcave të kësaj njësie zgjatë përgjatë një vit e tetë muaj dhe kjo konsiderohet si një prej periudhave trajnuese profesionale më të vështira në ushtrinë e regjimit sionist. Trajnimet e forcave të njësisë së zbulimit dhe identifikimit përfshinë trajnime të vështira dhe speciale të forcave të sigurisë së ushtrisë së regjimit sionist gjatë të cilave personat duhet të trajnohen dhe të përgatiten për kryerjen e operacioneve të spiunazhit, zbulimit dhe identifikimit, përdorimin e hartave topografike, përdorimin e armëve të zakonshme, përdorimin e armëve speciale dhe përdorimin e teknologjive moderne dhe të avancuara. Shumica e operacioneve terroriste të kryera nga njësia e zbulimit dhe identifikimit të ushtrisë së regjimit sionist klasifikohen në kategorinë e operacioneve sekrete që në vazhdim do të flasim rreth disa prej operacioneve të kryera nga kjo njësi militante terroriste gjatë dekadave të kaluara.

Operacioni "Pranvera e Rinisë" (El-Furdan): në bazë të këtyre operacioneve, natën e 10 prillit të vitit 1973, njësia militante terroriste "Sayeret Matkal" gjatë një atentati terrorist të kryer në Bejrut të Libanit, ka vrarë tre prej figurave më të dalluara dhe prej liderëve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, do të thotë Kamal Naser, Kamal Advan dhe Abu Jusuf Al-Naxhar.

Kamal Naser, Kamal Advan dhe Abu Jusuf Al-Naxhar

Operacioni terrorist "Khalil Vezir" (Abu Xhihad): martiri Khalil Ibrahim Al-Vezir i njohur me epitetin Ebu Xhihad, njihej si një politikan i dalluar dhe teoricien ushtarak palestinezë dhe ishte njëri prej themeluesve të lëvizjes FATAH, ishte anëtarë i komitetit qendror të kësaj organizate dhe komandant i degës ushtarake të FATA që njihet me emrin "Al-Asife". Ai pas sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist kundër Libanit në vitin 1982, kishte shkuar në shtetin afrikan të Tunizisë. Mirëpo më në fund, më datë 16 prill të vitit 1988, njësia militante terroriste "Sayeret Matkal" e ushtrisë së regjimit sionist në bashkëpunim me Mussad dhe forcave detare e ajrore të ushtrisë së regjimit pushtues sionist, kreu një atentat terrorist kundër Abu Xhihad dhe e vrau atë në shtëpinë e tij në Tunizi.

Khalil Vezir (Abu Xhihad)

Ekipi terrorist i vrasjes së Abu Xhihad ka shtënë mbi 60 plumba në drejtim të Abu Xhihad dhe e ka vrarë atë përpara syve të gruas dhe fëmijëve të tij. Operacioni për kryerjen e atentatit terrorist ndaj Khalil Al-Vezir, është drejtuar nga Is'hak Shamir, kryeministër i regjimit sionist në atë kohë, ndërsa komandant i operacionit të ekipit terrorist të njësisë së zbulimit të ushtrisë sioniste ka qenë Ehud Barak.

Operacioni terrorist i ushtrisë izraelite për vrasjen e "Khalil Vezir" (Abu Xhihad)

Pjesëmarrja në veprimet destruktive në disa centrale dhe ura të ndërtuara mbi lumin Nil në Egjipt gjatë vitit 1968, rrëmbimi i 5 agjentëve të shërbimit të sigurisë së Sirisë në vitin 1972, rrëmbimi i Shejkh Abdulkerim Udejd në vitin 1989 dhe të Mustafa Dejrani në Liban në vitin 1994, që të dy në Liban, si dhe veprime të tjera terroriste dhe destruktive të ngjashme me këto; përbëjnë një pjesë tjetër të operacioneve dhe veprimeve të kësaj njësie terroriste të regjimit sionist. Megjithatë, njësia  terroriste "Sayeret Matkal" e ushtrisë së regjimit sionist ka edhe shumë dështime dhe humbje të mëdha në dosjen e historikut të saj që nga formimi.

Prej operacioneve më të rëndësishme në të cilat ka marrë pjesë njësia terroriste Sayeret Matkal dhe janë përballur me dështim dhe humbje, është operacioni i njohur me emrin "Tehu i Shpatës". Në vitin 2019, brigadat "Kassam", dega ushtarake e Hamas, ka njoftuar për dështimin e një operacioni të madh inteligjent të cilin synonte ta kryente njësia terroriste Sayeret Matkal e ushtrisë së regjimit sionist. Në kuadër të këtij plani inteligjent ishte planifikuar që kjo njësi ushtarake terroriste të instalojë pajisje të ndryshme të spiunazhit në shumë rajone të Rripit të Gazës. Njësia Sayeret Matkal për këtë qëllim kishte falsifikuar disa karta identiteti me emra të disa familjeve të vërteta në Gaza dhe duke përdorur disa makina që i përkisnin një organizate bamirëse, kishte synuar të fusë 15 agjentë të saj në këtë rajon për zbatimin e këtij plani dhe për të garantuar sigurinë e tyre. Pajisjet e nevojshme ishin trafikuar brenda në Rripin e Gazës dy javë më parë, mirëpo forcat e brigadës "Kassam" i kishin përgjuar pajisjet elektronike të trafikuara në Gaza dhe tani ishin duke pritur hyrjen e agjentëve të njësisë terroriste Sayeret Matkal dhe pastaj i arrestuan ata menjëherë.

Njësia ushtarake terroriste Sayeret Matkal në vitin 2018, u përball me një dështim tjetër të madh në lindje të rajonit Khan Junus, për arsye se kur disa prej agjenteve të Sayeret Matkal kishin tentuar të hyjnë në këtë rajon, ishin zbuluar nga patrullat e sigurisë së Hamas dhe kishte shpërthyer një përleshje e armatosur mes të dy palëve. Gjatë kësaj përleshje të armatosur kishte dështuar plani i Sayeret Matkal dhe agjentët e kësaj njësie terroriste ishin detyruar të arratisen, por lanë pas vete një thesar të çmuar të pajisjeve elektronike të shërbimeve inteligjente.

Me shprehjen "thesar i çmuar" bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të pajisjeve elektronike të cilat i përdornin agjentët e kësaj njësie ushtarake terroriste të Izraelit për të kontaktuar komandantët izraelit të tyre. Këto pajisje pasi ranë në duar të inxhinierëve të brigadave "Kassam", ata arritën të nxjerrin disa video-klipe prej tyre që lidheshin me disa operacione të pretenduara dhe të kryera nga forcat e njësisë terroriste Sayeret Matkal. Inxhinierët palestinezë gjithashtu arritën të thyejnë kodet e këtyre pajisjeve elektronike dhe si rezultat për një periudhë të gjatë kohore të vëzhgojnë dhe përgjojnë rrjetet dhe kanalet përkatëse të lidhura me njësinë militante terroriste Sayeret Matkal.

 

Tags