Janar 23, 2024 17:11 CET

Në këtë edicion do të hedhim një vështrim kritik ndaj letrës së 300 personaliteteve franceze që me qëndrime islamofobiste kanë kërkuar heqjen e pjesëve të ajeteve të Kur'anit të shenjtë shkaqe të kota të antisemitizmit.

Në edicionin e kaluar folën në lidhje me letrën e rreth 300 personaliteteve politike, kulturore dhe shoqërore të Francës dhe kërkesën e tyre nga myslimanët për heqjen e sureve kur'anore të cilat ftojnë për vrasjen dhe ndëshkimin e hebrenjve, të krishterëve dhe ateistëve. Kjo është një letër jashtëzakonisht ofenduese ndaj Kur'anit të shenjtë, librit qiellor, që është shpallje hyjnore dhe nuk përmban as edhe devijimin më të vogël. Ish-presidenti francez Nikola Sarkozi dhe ish-kryeministri i Francës Manuel Valas që të dy kanë rrënjë hebraike dhe janë shumë të afërt me qarqet sioniste dhe islamofobiste.

Sarkozi - Valls

Nënshkruesit e tjerë të kësaj letre gjithashtu janë figura të afërt me sionistët islamofobë. Kjo letër është publikuar me titull "Veprimet e reja të antisemitizmit" në gazetën "Le Parisien" dhe ka folur në lidhje me ekstremizmin islam dhe ka ngrit alarmin kundër asaj që është quajtur "pastrim etnik dhe racist i heshtur kundër hebrenjve në Paris". Nënshkruesit e kësaj letre kryesisht janë mbështetës të lëvizjeve islamofobiste në Francë të cilat në periudhën pranisë në struktura të pushtetit, një prej politikave të tyre ishte forcimi i lëvizjeve islamofobiste dhe krijimi i sa më shumë kufizimeve dhe ndalimeve për myslimanët në Francë. Aktualisht ata kanë shprehur shqetësime për përhapjen e antisemitizmit në Francë. Iniciativa e tyre mund të analizohet në një fjali dhe ajo është paraqitje e realitetit në mënyrë e kundërt. Një realitet ky njohur me emrin islamofobi dhe që drejtohet nga lobi i madh i sionistëve në Francë. Hebrenjtë dhe myslimanët gjatë historisë së jetës së tyre, kanë pasur përballje dhe konflikte me njëri-tjetrin dhe gjithashtu kanë pranuar edhe ndikimi nga njëri-tjetri. Duke marrë parasysh faktin se fetë hyjnore nuk kanë kundërshtime dhe mosmarrëveshje në parim, mes hebraizmit dhe Islamit gjithashtu nuk duhet të ketë mosmarrëveshje. Nganjëherë fanatizmi i përkrahësve dhe ndjekësve të këtyre feve është bërë shkak për krijimin e mosmarrëveshjeve dhe ndonjëherë edhe për përballje të drejtpërdrejtë. Ajetet të cilat flasin në Kur'anin e shenjtë kundër hebrenjve, nuk flasin kundër atyre për shkak se ata janë hebrenj, por për shkak se hebrenjtë në atë kohë për shkak që nuk pranuan të vërtetën dhe për shkak se organizuan komplote kundër të Dërguarit të Zotit Hazretit Muhamed s.a.v.s., janë qortuar nga Kur'ani i shenjtë. Nëse hebrenjtë e kohës aktuale gjithashtu të jenë në atë mënyrë, atëherë edhe ata janë të qortuar me këto ajete kur'anore.

Hazreti Muhamed s.a.v.s. është i njohur me epitetin "Profeti i mëshirës dhe dashurisë mes njerëzve". Kjo mëshirë përfshinë të gjithë robërit e Zotit, pa përjashtuar as jomyslimanët. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me bamirësinë ndaj njerëzve mëkatar, gjithashtu ka dhënë shumë porosi. Me fjalën mëkatarë janë për qëllim jomyslimanët. Hazreti Aliu (a.s.), zëvendësuesi i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe prijësi i besimtarëve myslimanë, në periudhën e shkurt të udhëheqjes së tij në krye të Shtetit Islam, në letrën e tij të njohur dërguar Malek Ashtar duke emëruar atë guvernator të Egjiptit, thotë: "Duhet të respektohen plotësisht të drejtat e popujve jomyslimanë. Unë kam pranuar raporte të konfirmuar të cilat tregojnë se disa njerëz agresor janë vërsulur ndaj grave të atij vendi të cilat disa prej tyre kanë myslimane dhe disa i takonin minoriteteve të feve të tjera. Ata gjatë sulmit të tyre kanë plaçkitur të gjithë stolitë dhe xhevahiret e grave duke u hequr nga trupi edhe qaforet, vathet dhe byzylykët... Betohem në Zotin se ky raport, është aq shumë i hidhur dhe i papranueshëm sa që nëse një mysliman pas dëgjimit të këtij raporti, do të vdesë nga pikëllimi i madh, ai jo vetëm që nuk duhet të qortohet, por nga pikëpamja ime ky është një reagim i merituar". Një Islam me prijës të tillë a mund të jetë fe anti-hebreje ashtu siç pretendojnë disa në perëndim duke përfshirë edhe këta 300 personalitete franceze?! Antisemitizmi ka rrënjë në Evropë. Pas fitores së të krishterëve kundër myslimanëve në territoret e Spanjës që në atë kohë quhej Andaluzi, të krishterët e Spanjës i kanë detyruar me forcë hebrenjtë që ta lënë fenë e tyre dhe të pranojnë fenë krishtere. Individë të tillë në mënyrë sipërfaqësore konvertoheshin në fenë e krishtere, mirëpo në brendësinë e tyre ata mbetësin po në të njëjtën fe hebraike që ishin më parë. Shprehja "Hebrenjtë që paraqiten të krishterë" do të thotë "Maranuistët", tregon plotësisht individë të tillë. Fenomeni "Maranu" tregon se hebrenjtë e Spanjës përderisa kanë qenë nën mbështetjen e myslimanëve, ishin hebrenj, mirëpo të krishterët i keqtrajtonin ata dhe i detyronin me forcë që të zgjidhnin njërën mes konvertimit në fenë e krishtere dhe vdekjes. Si rezultat i kësaj dhune, shumë prej hebrenjve u bënë "Maranuist". Në të kundërtën, mënyra e përgjithshme e shoqërive islame, është e bazuar mbi tolerancës me besimtarët e feve të tjera. Myslimanët e Palestinës, Shamit, Irakut dhe rajoneve të tjera kishin sjellje të mira me hebrenjtë. Hebrenjtë i konsideronin myslimanët si shpëtimtarë të tyre nga e keqja e të krishterëve, prandaj ata i ndihmonin myslimanët dhe myslimanët gjithashtu tregonin sjellje të mira ndaj hebrenjve dhe hebrenjtë fituan një pozitë dhe të drejta shumë të mira në vendet islame.

Monumentet e mbetur nga myslimanët në Spanjë

Hulumtuesit periudhën e Andaluizisë për hebrenjtë e quajnë Periudhë të Artë". Siç duket nëse atë periudhë do ta quajmë periudhë e artë kulturore-shkencore të hebraizmit, me padyshim se periudha e sundimit të Perandorisë Osmane për hebrenjtë ka qenë periudhë e artë nga aspekti politik dhe ekonomik për hebrenjtë. Pas disfatës së perandorisë së Bizantit Lindor dhe formimin e perandorisë Osmane dhe emigrimin e hebrenjve në territoret që sundoheshin nga pushteti osman, jeta fesë hebraike thuajse mori një shpirt të ri. Universitetet fetare hebraike u ndërtuan edhe në qendra të rëndësishme si në Kajro, Konstantinopol dhe Selaniku. Një prej shembujve të bashkëjetesës paqësore të hebrenjve të cilët nuk kanë konflikt me myslimanët dhe Islamin, është Irani.

Hebrenjtë në Iran

Hebrenjtë gjithmonë kanë treguar vëmendje të veçantë ndaj Iranit. Që nga koha kur perandori persian Kiri i Madh dha urdhrin për lirimin e hebrenjve, Irani gjithnjë ka qenë një vend i sigurt për hebrenjtë. Iranianët hebrenj rreth 2500 vite më parë kanë hyrë në Iran. Sipas burimeve historike dhe arkeologjike, ata janë vendosur në rajone të ndryshme të Iranit. Në bazë të të dhënave të librit "Astar", në kohën sundimit të mbretit persian Khashajarshah (520-465 para erës së re), në territorin e sundimit të perandorisë Persiane kanë ekzistuar 127 provinca dhe në të gjitha këto provinca kanë qenë të vendosur edhe hebrenjtë. Sipas burimeve të historisë bashkëkohore të Iranit, minoriteti hebre ka gëzuar një pozitë shumë të dalluar në Iran dhe ka zhvilluar veprimtarinë e vetë në fusha të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe politike.

Një Sinagog në Iran

Aktualisht në Iran gjithashtu jetojnë me mijëra hebre dhe kanë edhe një deputet në Parlamentin Islamik të Iranit. Krahasimi i sjelljes së myslimanëve me hebrenjtë dhe sjelljes së të krishterëve me qëndrim në Evropë me hebrenjtë, do të tregohet shumë qartë se antisemitizmi gjithnjë ka qenë i përhapur në mesin e pretenduesve të ndjekjes së fesë krishtere. Hebrenjtë e Evropës përgjatë shekujve me radhë para periudhës së Renesancës, ishin si një minoritet i izoluar dhe jetonin në kushte shumë të vështira. 

Edhe pse lëvizja e Renesancës në shekujt 14 dhe 15 dhe lëvizja e protestantëve të shkollës Loteriane deri diku arritën të ndryshojnë vështrimin e të krishterëve ndaj hebrenjve dhe u hapi rrugën atyre që të mund të vendoseshin dhe të jetonin edhe në qytete e mëdha përkrah të krishterëve sidomos në Itali, mirëpo ky ndryshim nuk ishte shumë i qëndrueshëm dhe shumë shpejtë në shekujt 16 dhe 17, filloi një valë e re antisemitizmit në Evropë dhe Papa Paul në vitin 1555, lëshoi një urdhër ekzekutiv në të cilin urdhëroi kthimin e hebrenjve në lagjet e veçante të cilat quheshin "Gato". Me urdhrin e Papës, 24 burra dhe një grua të gjithë besimtarë të fesë hebraike, i djegën në zjarr në një shesh publik. Nga ajo kohë më pas, qytetet e ndryshme të Evropës i ndëshkonin ashpër hebrenjtë dhe i vrisnin një numër të madh të tyre dhe shkatërronin lagjet dhe shtëpitë e hebrenjve. Sionistët islamofobë me sjelljen dhe politikat e tyre, janë bërë shkak për shfaqjen e disa vështrimeve negative ndaj hebrenjve, përndryshe myslimanët kurrë nuk kanë patur ndjenjën e luftës me hebrenjtë.

Papa Paul në vitin 1555

Atë çfarë po e vërejmë sot, është sjellje shumë e egër dhe barbare e sionistëve me myslimanët në territoret e pushtuara të Palestinës. Sionistët sot të gjithë sjelljen e mirë të myslimanëve përgjatë viteve dhe shekujve me radhë, po ua kthejnë atyre me vrasjen e grave dhe fëmijëve palestinezë. Kjo është në kohën kur duke marrë parasysh sjelljen që kanë treguar të krishterët ndaj hebrenjve, janë pikërisht vendet evropiane dhe të krishtera të cilat duhet t'i tolerojnë hebrenjtë dhe në një farë mënyrë të kompensojnë sjelljen e tyre çnjerëzore që kishin ndaj hebrenjve. Mirëpo për fat të keq sot po vërejmë se sionistët dhe pretenduesit e ndjekjes së rrugës së Hazretit Isa a.s., profetit të mirësisë dhe pastërtisë, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjithnjë e më tepër po mundohen të godasin Islamin dhe myslimanët në të gjithë botën me pretekste të ekstremizmit dhe përkrahjes së dhunës, ndërsa tani kanë kërkuar heqjen e disa ajeteve nga Kur'ani i shenjtë për shkak të ekstremizmit, dhunës dhe për shkak se janë kundër hebrenjve. Ajetet e Kur'anit të shenjtë të cilët flasin kundër hebrenjve, nuk flasin kështu për shkak se ata janë hebrenj, por për shkak se hebrenjtë e asaj kohe nuk pranuar të vërtetën dhe organizuan komplote kundër profetit të Zotit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe pikërisht për këtë arsye ata janë qortuar nga ana e Kur'anit të shenjtë.

 

Tags