Shkurt 03, 2016 11:01 CET

Në këtë program do të shqyrtojmë shkeljen e të drejtave të myslimanëve në perëndim sidomos në Amerikë dhe Angli.

Liria është një prej idealeve të larta që njeriu gjithnjë ka bërë përpjekje për ta fituar atë. Megjithëqë dëshmitë historike tregojnë edhe periudhat që disa njerëz me dhunë ua kanë marrë lirinë e njerëzve të tjerë dhe i kanë bërë skllevër ata, por nga ana tjetër rezistenca dhe përpjekjet e disa njerëzve për të fituar lirinë janë shënuar në histori dhe kanë mbetur të pavdekshme. Sipas nenit 1 të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut, të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe janë të barabartë nga aspekti i dinjitetit, fisnikërisë dhe të drejtave. Liria e fesë dhe e besimit gjithashtu është një prej formave më të rëndësishme të lirisë. Kjo është konfirmuar edhe në nenin 18 dhe 19 të Deklaratës për Lirinë e Fesë dhe të Besimit. Sipas këtyre neneve secili individ ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë e shprehjes së fesë dhe vesimit, lirinë e arsimit fetar, lirinë e kryerjes së adhurimeve dhe zbatimin e ritualeve fetare në mënyrë individuale ose në mënyrë kolektive. Gjithashtu secili individ gëzon të drejtën e lirisë së bindjes dhe shprehjes në bazë të së cilës çdo njeriu nuk duhet të frikësohet nga bindjet që ndjek. Statuja e lirisë është një imazh i njohur për të gjithë popujt e botës i cili është paraqitur shumë në filmat e Holivudit si simbol i Amerikës. Pavarësisht faktit se Amerika është një prej vendeve që e konsideron vetën si djep të lirisë, por historia kurrë nuk mund të harrojë të kaluarën e zezë të këtij vendi në skllavërimin e zezakëve dhe zhvendosjen dhe vrasjen e indianëve autoktonë. Kohëve të fundit gjithashtu po publikohen informacione tmerruese nga ky vend pretendues i lirisë. Informacionet të cilat flasin për sulme dhe vrasjen e qytetarëve myslimanë në këtë vend. Këta persona vriten pa kurrfarë faji vetëm për shkak se janë myslimanë. Pas sulmit terrorist ndaj revistës “Charlie Hebdo” në Paris që pati një jehonë të gjerë në opinionin publik botëror, një ngjarje e ngjashme ndodhi në Amerikë por mbeti nën bojkotin medial. Në këtë ngjarje një shtetas amerikan dy muaj më parë hyri në shtëpinë e një çifti mysliman në Chaple Hil, vrau me armë zjarri tre myslimanë. Sipas gazetës angleze “The Guardian”, Muhamed Abu Soleha, babai i dy vajzave të vrarë, në lidhje me këtë ka thënë: “Krimi i kryer në këtë ngjarje është kryer vetëm me motive të urrejtjes raciste dhe fëmijët e mijë janë vrarë vetëm për shkak se kanë qenë myslimanë”. Vrasësi ishte një person i quajtur Krig Stefan Hiks 46 vjeç, i cili vazhdimisht në faqen e tij në Facebook ka publikuar materiale islamofobiste dhe ofendime ndaj myslimanëve dhe Islamit duke konsideruar këtë veprim si detyrë të tij. Disa kohë më vonë Ahmad Xhamili 36 vjeç, emigrant irakian në Amerikë u vra me armë zjarri në Dalas nga persona të panjohur. Dy muaj pas ngjarjes së Chapel Hil, shteti Karolina Veriore në SHBA përsëri u bë arenë e sulmeve kundër myslimanëve dhe gjatë kësaj ngjarje u sulmua me armë zjarri një familje myslimane dhe u plagos kryefamiljari i kësaj familje. Personi ose personat e panjohur kanë shtënë 18 plumba në drejtim të kësaj familje. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme kundër myslimanëve që janë bërë në muajt e fundit në Amerikës, autoritetet amerikane akoma vazhdojnë të shtirën se këto raste nuk janë shumë të rëndësishme dhe po i lidh ato me arsye të tjera përveç armiqësisë ndaj Islamit. Myslimanët në Amerikë nuk ndjehen të sigurt, për arsye se ngjarje si ajo e Chaple Hil mund të përsëritën në çdo çast.

 

Në dy dekadat e fundit në mënyrë sistematike janë kryer diskriminime të ndryshme kundër myslimanëve, diskriminime shoqërore ndaj hixhabit islamit deri të mohimi i të drejtave të tjera shoqërore të myslimanëve. Këto veprime pas ngjarjes së 11 shtatorit janë shtuar edhe më shumë. Pas transmetimit të filmit ofendues ndaj Hazretit Muahemd s.a.v.s. dy vite më parë dhe si pasojë organizimin e shumë protestave në mbarë botën nga myslimanët kundër këtij veprimi, islamofobia ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik më shumës e në të kaluarën. Ofendimet ndaj Islamit dhe myslimanëve që janë bërë përsëri në revistën “Charlie Hebdo” kanë ngjallur irritimin e myslimanëve në mbarë botën. Në realitet me gjithë këto materiale ofendues që publikohen në këtë revistë kundër simboleve të shenjta islame, funksionarët e shteteve perëndimore përsëri kanë mbështetur këto ofendime dhe kanë deklaruar se secili grup ka të drejtë të gëzojë lirinë e shprehjes dhe të deklarojë bindjet e veta. Ndërkohë komunitetet myslimane duhet të marrin leje zyrtare për kryerjen e veprimeve të tyre legjitime dhe e gjithë veprimtaria e tyre vëzhgohet nga organet e sigurisë së shteteve perëndimore. Në këtë mënyrë shtrohet pyetja se ku qëndron rrënjët e sjelljeve të tilla kundër myslimanëve në perëndim dhe për çfarë arsye ekzistojnë veprimet islamofobiste kundër myslimanëve? Duhet thënë se rrënjët e këtyre veprimeve gjenden në skenarin e islamofobisë së krijuar nga autoritetet dhe mediat perëndimore kundër myslimanëve pas ngjarjes së 11 shtatorit. Për fat të keq aktualisht po vërejmë se jo toleranca kundër myslimanëve ka depërtuar edhe në vende të punës dhe në institucione akademike që duhet të jenë simbol i tolerancës dhe i respektit reciprok mes qëndrimeve, kulturave, feve dhe religjioneve të ndryshme. Shumë studentë myslimanë janë ndaluar nga studimi vetëm për arsye se janë myslimanë. Vlen të theksohet se përjashtimi i studentëve me pretekste politike, të bindjeve dhe fesë ka ekzistuar edhe në të kaluarën e historisë së perëndimit dhe ka mbetur si kujtesë nga luftërat e kryqëzatave. Sidoqoftë, atë çfarë po e vërejmë ne aktualisht është e ngjashëm me luftën e kryqëzatave. Në realitet, lufta e civilizimeve ka hyrë edhe në arenën e luftës kundër feve.

Neni 4 i Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut duke pohuar për zhdukjen e të gjitha formave të fanatizmit dhe diskriminimit mbi baza fetare dhe të besimit, thotë se qeveritë janë të obligueshme të marrin masat përkatëse për të parandaluar dhe për të zhdukur të gjitha llojet e diskriminimit mbi baza fetare dhe për të luftuar kundër ekstremizmit dhe fanatizmit. Ky nen i obligon qeveritë që të marrin masa urgjente për të konsideruar krim publikimin e ideve mbi baza të superioritetit racor ose të urrejtjes, provokimin racor si dhe të të gjitha format e dhunshme kundër një race tjetër ose grupeve të tjera. Shqyrtimi i informacioneve dhe statistikave tregon se krimet e kryer në bazë të urrejtjes gjatë viteve të fundit janë bërë më së shumti kundër minoriteteve fetare dhe në mes të besimtarëve të feve të ndryshme, myslimanët janë bërë më së shumti viktimë e kësaj dhune. Islamofobia në realitet është shfaqje e krimit në bazë të urrejtjes ndaj Islamit në vendet evropiane. Këto krime janë kryer vetëm në bazë të motivit fanatike. Prandaj, sulmet, shkatërrimi, dëmtimi, vrasja ose çfarëdo krimi tjetër mund të konsiderohet krim në bazë të urrejtjes me kusht që motivi kryesor i tij të jetë fanatizmi ose urrejtja. Sipas gazetës angleze “The Guardian”, në vitin 2013 janë shënuar 500 raste të sulmeve kundër myslimanëve në Angli që mbi gjysma e tyre janë bërë kundër grave myslimanëve. Gjithashtu në bazë të një raporti tjetër, në vitin 2014 për çdo ditë janë kryer 2 sulme të dhunshme kundër myslimanëve në Angli. Ajo që nuk tërheq vëmendjen më shumë në këto raporte dhe informacione të publikuara është kontradikta e politikave të shteteve perëndimore në lidhje me këto krime. Shtetet perëndimore nga njëra anë po i konsideron krime veprimet ekstremiste në ligjet ndërkombëtare dhe të brendshme si dhe po shton masat garantuese për zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër po hesht plotësisht ndaj sulmeve ofendimeve që po bëhen kundër myslimanëve dhe Islamit. Lajmet e publikuara në lidhje me myslimanët dhe dhuna që po ushtrohet ndaj tyre në shtetet perëndimore dhe në Amerikë në mënyrë absolute bojkotohen nga mediat dhe qarqet informative, ndërsa edhe nëse publikohet ndonjë lajmë i kësaj natyre, mediat perëndimore atë e trajtojnë në kuadër të një ngjarje plotësisht të zakonshme që mund të ndodhë në secilin vend tjetër të botës. Për shembull mediat perëndimore kanë bërë përpjekje që sulmet ndaj “Charlie Hebdo” ta paraqesin si rezultat i terrorizmit fetar islam dhe kanë akuzuar mbi 1.5 miliardë myslimanë të botës se po kundërshtojnë lirinë e shprehjes dhe po kryejnë veprime terroriste, ndërsa ngjarjen e Chaple Hil dhe sulmet e tjera kundër myslimanëve, xhamive dhe qendrave islame e kanë paraqitur vetëm si rezultat i një konflikti të thjeshtë mes qytetarëve. Realiteti tjetër i hidhur që ekziston është fakti se qarqet ndërkombëtare dhe ata për të drejta të njeriut si OKB gjithashtu po heshtin plotësisht përballë këtyre sulmeve. Kjo është në kohën kur ngjarja e vrasjes së punonjësve të revistës franceze “Charlie Hebdo” këto qarqe kanë treguar reagim shumë serioze. Organizatat islamike ndërkombëtar dhe institucionet e të drejtave të njeriut gjithashtu duhet të jenë alternativë për zgjidhjen e këtij problemi. Këto qarqe duhet ta ndjekin seriozisht çështjen e diskriminimit kundër myslimanëve dhe të ofendimeve kundër simboleve të shenjta islame. Padyshim se vazhdimi i këtyre veprimeve jo njerëzore kundër myslimanëve do të ketë dëme shumë të mëdha për të gjithë popujt e botës dhe për besimtarët e të gjitha feve sepse këto veprime sëshpejti do të shtohen edhe kundër feve të tjera.

Tags