Shkurt 03, 2016 11:06 CET

Në këtë program do të flasim rreth vrasjes së zezakëve dhe protestave në Baltimore të SHBA.

Në muajt e fundit vërehen shumë raste të vrasjes së zezakëve nga policët e bardhë në Amerikë dhe në lidhje me disa raste janë publikuar edhe video të këtyre skenave. Protesta kundër vrasjes së zezakëve në Amerikë për shkak të sjelljeve të dhunshme dhe të egra të policisë së këtij vendi janë shtuar pasi që Daren Uilson, polic i bardhë amerikan, vrau me armë zjarri Maikëll Braon, adoleshentin zezak, dhe pastaj u shpall i pafajshëm nga komisioni i jurisë së gjykatës. Kohët e fundit edhe banorët e rajonin Baltimore në lindje të SHBA-ve përsëri kanë organizuar protesta dhe kanë protestuar kundër vrasjes së një zezaku i cili u vra për shkak të arrestimit të dhunshëm dhe keqtrajtimit nga policia amerikane. Sipas raporteve të publikuara, qindra banorë të rajonit Baltimore duke hedhur slogane kundër dhunës së policisë, kanë protestuar kundër vrasjes së Freddie Geri, të riut zezak 25 vjeç dhe kanë kërkuar sa më shpejtë kryerjen e hetimeve dhe dhënies fund të dhunës kundër zezakëve dhe personave me ngjyrë. Protestuesit në sloganet e tyre kanë theksuar se pa zbatimin e drejtësisë nuk do të ekzistojë kurrfarë paqe. Pavarësisht se kohëve të fundit janë arrestuar gjashtë policë nga autoritetet gjyqësore, protestat po vazhdojnë akoma dhe protestuesit kërkojnë dhënien fund të diskriminimit racor në shoqërinë amerikan.

Sipas gazetës amerikane “Washington Post” Fredie Geri disa javë më parë është arrestua nga policia amerikane duke përdorur dhunë të ashpër dhe pastaj është transferuar në makinën e patrullës. Raportet tregojnë se dhuna e ushtruar nga policia është bërë shkak që ky i ri zezak të pësojë lëndime të mëdha në shtyllën kurrizore dhe në fund të vdesë në spital. Dëmtimi i shtyllës kurrizore të Freddie Geri është bërë në kushte enigmatike dhe gjatë kohës kur ai qëndronte në makinën e policisë, ndërsa një javë më vonë ai vdiq në spital. Autoritetet amerikane akoma nuk kanë dhënë shpjegime rreth kësaj çështje se Freddie Geri si dhe kur ka pësuar dëmtimet në shtyllën kurrizore. Pamjet e publikuara tregojnë se policia e kishin tërhequr zvarrë për toke deri në automjetin e tyre. Sipas deklaratave të Anthony Batts, shefi i policisë së Baltimore, zezaku 25 vjeç Freddie Geri më datë 12 prill kishte marrë lëndime të rënda gjatë keqtrajtimit nga një polic dhe kishte nevojë të madhe për kurim mjekësor. Anthony Batts thotë se kur Freddie Geri ishte futur në makinën e policisë, atij nuk i ishte lidhur me rripin e sigurisë dhe kjo është shkelje e politikave të departamentit policor. Ndërkohë Kevin Daivis, zv/shefe policisë së Baltimore, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, Freddie Geri nuk ishte vendosur nën përkujdesje mjekësor. Kjo është në kohën kur policia pasi kanë arrestuar atë është dashur të informojnë ambulancën për transportin e tij. Vrasja e zezakëve nga oficerët e policisë në Amerikës dhe diskriminimi racor i policisë ndaj tyre është bërë shkak që të shtohen protesta në tërë Amerikën kundër dhunës policore. Në vrasjen e Freddie Geri, qytetarët amerikanë kërkojnë kryerjen e hetimeve gjyqësore në lidhje me vdekjen e këtij zezaku. Këto protesta në fillim ishin paqësore, pro gradualisht ato u shndërruan në protesta të dhunshme dhe raportet e mediave flasin për plaçkitjen e dyqaneve dhe thyerjen e xhamave të tyre. Policia amerikan në faqen e saj në Twitter disa herë ka shkruar se është duke bërë përpjekje për të mbrojtur të drejtën e protestës për protestuesit, arritën e në mbi 2000 persona që janë mbledhur për të protestuar në mënyrë paqësore. Mirëpo pamjet e publikuar nga media të ndryshme në të gjithë botën tregojnë se policia amerikane ka përdorë dhunë të ashpër ndaj protestuesve dhe gjatë këtyre përleshjeve janë lënduar dhjetëra persona, si dhe dhjetëra të tjerë janë arrestuar. Vdekja e këtij të riu zezak përsëri ka ngjallur shumë pyetje dhe kritika ndaj sjelljes diskriminuese dhe raciste të policisë amerikane. Kjo protestë dhe dhjetëra protesta të tjera të ngjashme me këtë që janë zhvilluar gjatë muajve të fundit në të gjithë Amerikën, kanë dëshmuar shkeljen sistematike të racës së zezë që po bëhet në Amerikë, si dhe institucionalizimin e vrasjes së zezakëve në këtë vend. Me fjalë të tjera vrasje e zezakëve në Amerikë është shndërruar në një çështje normale. Kjo nuk është hera e parë që policia e Amerikës po ushtron dhunë dhe sjellje raciste ndaj zezakëve. Në shumicën e rasteve ku përballet një polic i bardhë me një viktimë me ngjyrë ose që është prej zezakëve, në fund polici i bardh shpallet e i pafajshëm. Wiliam Morphi, avokat i familjes së Freddie Geri, në lidhje me këtë ka theksuar: “Në kohën kur Freddie  Geri mbahej nën arrest  pa kryer kurrfarë krimi dhe i vetmi arsyetim i policisë ishte se ai ishte një zezak, ai kishte pësuar një lëndim të madh në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore”. Arrestimi Freddie Geri ishte një rast shumë i ngjashëm me arrestimin e Erik Garner që rezultoi me vdekjen e tij. Videot e incizuara me celular nga dëshmitarët okularë tregojnë se Freddie Geri pavarësisht se kishte pësuar lëndime të rënda dhe rënkonte nga dhimbjet, zvarritej nga policia drejt makinës.Policia e Amerikës për ndalimin e publikimit të lajmeve dhe të pamjeve filmike rreth protestave në Baltimore, ka keqtrajtuar edhe gazetarët dhe reporterët. Në bazë të raportit të “The Huffington Post”, në protestat në Baltimore më 26 prill është keqtrajtuar dhunshëm edhe gazetari i gazetës “Baltimore” nga policia amerikane. Në një video të publikuar javën e kaluar në faqen e internetit të gazetës “Baltimore”, vërehet se dy oficerë të policisë të njësive kundër terrorit kanë keqtrajtuar dhunshëm reporterin J.M. Giordano. Ndërkohë, në këtë moment personi që ka incizuar këtë pamje vazhdimisht bërtiste se “ai është një fotoreporter, ai është një gazetar”. Ky reporter 41 vjeç ka deklaruar se gjatë keqtrajtimit të dhunshëm nga policia, ai ka pësuar lëndime të rënda deri në alivanosje. Pastaj një person atë e ka shpëtuar nga kthetrat e policisë. Gjithashtu një fotoreporter i agjencisë Reuters të lajmeve ka thënë se policia e Baltimore e ka arrestuar atë për shkak se ka fotografuar protestat në këtë qytet.

Përdorimi i dhunës dhe forcës nga policisë kundër qytetarëve aktualisht është shndërruar në një strategji kryesore të policisë në Amerikë përballë protestuesve. Duke marrë parasysh faktin se racizmi ka rrënjë të thella në territorin e SHBA, kryesisht viktimat e shkallës së parë të dhunës së ushtruar nga policia, janë zezakët dhe personat me ngjyrë në Amerikë. Policia e Amerikës duke ushtruar dhunë dhe diskriminim ndaj qytetarëve amerikanë, në vend të vendosjes së sigurisë, ka ngjallur protesta të gjera qytetare. Në realitet shkaku kryesor i trazirave dhe pasigurisë që po vërejmë sot në qytetet e ndryshme të Amerikës lidhet me diskriminimin dhe dhunës e ushtruar nga policia e këtij vendi. Kjo çështje ka ngjallur shumë shqetësime për aktivistët dhe organizatat e të drejtave dhe lirive të njeriut në tërë botën. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në një fjalim të mbajtur me 26 prill me funksionarët ushtarakë të RII, ka folur për rrënjët e pasigurisë dhe trazirave aktuale në Amerikës. Ai konsideron se trajtimi i dhunshëm i policisë ndaj zezakëve në Amerikës dëshmon pushtetin e padrejtë dhe ka deklaruar se pavarësisht faktit se presidenti amerikan është një pjesëtar i komunitetit zezak, mirëpo zezakët gjithmonë janë bërë viktimë e dhunës së policisë amerikane duke u diskriminuar dhe poshtëruar, prandaj sjellje të tilla kanë krijuar pasigurinë dhe trazirat aktuale. Kjo është në kohën kur detyra më kryesore e policisë është krijimi i sigurisë në shoqëri dhe ulja e tensioneve dhe dhunës. Ajetullah Khamenei ka theksuar mbi rëndësinë e rolit të policisë në vendosjen e sigurisë në shoqëritë njerëzore dhe ka thënë: “Krijimi i sigurisë nuk është një kriter propagandistik dhe gjuhësor, por ekzistimin e sigurisë duhet ta ndjenjë vet qytetarët”. Ai gjithashtu konsideron se element i nevojshëm për vendosjen e sigurisë është forca policore, por thekson se “kjo forcë duhet të shoqërohet me drejtësi, burrëri dhe mëshirë, për arsye se kjo forcë nuk ka kuptim të dhunës dhe të veprimeve të pakontrolluar. Forca e policisë holivudiane e shoqërive perëndimore të Amerikës jo vetëm që nuk ndihmon në vendosjen e sigurisë, por do të bëhet shkak për trazira dhe pasiguri”.

Diskriminimi racor dhe dhuna kundër zezakëve ka një histori të gjatë në territorin e SHBA. Një zezak edhe nëse zë vend në pozitën më të lartë ekzekutive të këtij vendi, përsëri nuk do të ketë kurrfarë roli efektiv. Shumë analistë besojnë se një president zezak për Amerikën në realitet është një lëvizje propagandistike e politikës për të mashtruar opinionin publik. Kjo është për arsye se shumë mirë vërehet se presidenti zezak i Amerikës nuk ka kurrfarë force për të luftuar kundër diskriminimit racor të zezakëve. Përkundër kësaj që nga koha kur ai ka marrë mandatin presidencial, rrugët e qytetareve të Amerikës janë shndërruar në një skenë të luftës dhe diskriminimit racor mes policisë dhe qytetarëve zezakë të Amerikës. Kohëve të fundit protestat e gjera qytetare në Amerikë kanë treguar kulmin e dhunës dhe padrejtësisë kundër njerëzimit. Zezakët në Amerikë nuk gëzojnë të drejtat e tyre qytetare vetëm për shkak se janë zezak dhe ngrehin zërin duke kërkuar liri dhe drejtësi thuaj se po përsëritet historia. Aktualisht jemi dëshmitar të një dhunë dhe padrejtësi të madhe që po ushtrohet kundër zezakëve, prandaj kujtimi i fjalëve të Martin Loter King do të ishte më vend në këtë rast. Martin Loter King ka thënë: “Deri në kohën kur zezakët janë viktimë e egërsisë së pamëshirshme të policisë, ne nuk mund të jemi të kënaqur”.

 

Tags