Korrik 27, 2020 06:27 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 1-6 të sures Gafir.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 1-3 të sures Gafir:

«حم»

1. Ha, Mimë. 

«تَنزِیلُ الْکِتَابِ مِنَ اللَّـهِ الْعَزِیزِ الْعَلِیمِ»

2. Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithëdijshmit. 

«غَافِرِ الذَّنبِ وَقَابِلِ التَّوْبِ شَدِیدِ الْعِقَابِ ذِی الطَّوْلِ  لَا إِلَـهَ إِلَّا هُوَ  إِلَیْهِ الْمَصِیرُ»

3. I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt. 

Kjo sure ashtu si 28 suret e tjera të Kuranit nis me shkronja që ashtu sic kemi thënë më herët tregojnë madhështinë e Kuranit. D.m.th. ky libër i madh i dërguar nga Zoti është shkruar pikërisht me këto shkronja të thjeshta të alfabetit që përdoren nga të gjithë njerëzit por që askush nuk mund të shkruaj një libër si ky. Ajeti tjetër vazhdon me 5 nga përshkrimet hyjnore që janë njoftuese nga njëra dhe paralajmëruese nga ana tjetër dhe njëkohësisht u jep shpresë mëkatarëve në rast se ata pendohen dhe u thotë atyre se Zoti i është falës dhe mëshirues. Nga ana tjetër ata i paralajmëron që nëse insistojnë në mëkatet e tyre dhe thyejnë limitet e caktuara në urdhëresat hyjnore, ata do të marrin ndëshkim të rëndë. Ajeti në vazhdim thotë se vetëm Zoti i cili ka dhënë begati kudo, është i denjë që t’i falemi dhe përveç Tij askush dhe asgjë tjetër nuk është e përshtatshme për tu falur. Përveç kësaj pas vdekjes të gjithë do të shkojnë drejt Tij dhe duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Kurani është fjala e Zotit të madhërishëm që është përcjellë për njeriun në formë të kuptueshme
  2. Kurani, është pasqyrë e dijes së pafundme të Zotit. Asnjë logjikë nuk ka fuqinë e përballjes me atë.
  3. Mbështetja tek Kurani mund tu japë myslimanë në botë fuqi dhe dinjitet, pasi ai është përcjellë nga Zoti i Madhërishëm dhe i Gjithëdijshëm.
  4. Libri është dërguar për njohjen e burimit dhe fatit me qëllim që njeriu të ndjekë rrugën e Zotit.

Tani le të dëgjojmë ajetin 4-6 të sures Gafir:

«مَا یُجَادِلُ فِی آیَاتِ اللَّـهِ إِلَّا الَّذِینَ کَفَرُوا فَلَا یَغْرُرْکَ تَقَلُّبُهُمْ فِی الْبِلَادِ»

4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete. 

«کَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَالْأَحْزَابُ مِن بَعْدِهِمْ  وَهَمَّتْ کُلُّ أُمَّةٍ بِرَسُولِهِمْ لِیَأْخُذُوهُ  وَجَادَلُوا بِالْبَاطِلِ لِیُدْحِضُوا بِهِ الْحَقَّ فَأَخَذْتُهُمْ  فَکَیْفَ کَانَ عِقَابِ»

5. Populli i Nuhut dhe grupe pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre? 

«وَکَذَلِکَ حَقَّتْ کَلِمَتُ رَبِّکَ عَلَى الَّذِینَ کَفَرُوا أَنَّهُمْ أَصْحَابُ النَّارِ»

6. Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit. 

Këto ajete janë dërguar për profetin e Islamit dhe myslimanët dhe për brezat e ardhshëm. Ajetet u japin shpresë atyre duke thënë të mos humbasin shpresat dhe të mos dobësohen në rast se dikush apo njerëz të tjerë përballen me ju dhe mundohen të eliminojnë të drejtën. Historia ka treguar se mëkatarët dhe të devijuarit janë përballur jo vetëm me ndjekësit e feve hyjnor por edhe me vetë profetët e Zotit dhe ndaj tyre kanë thurur komplote me qëllim që ata t’i devijojnë nga rruga e drejtë. Sot jemi dëshmitarë të faktit se fuqitë arrogante dhe hegjemoniste, me organizimin e konferencave, takimeve dhe vizitave politike, manovrave ushtarake dhe me anë të koalicioneve mundohen të detyrojnë popujt e botës të ndjekin rrugën e tyre. Mirëpo besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga skenat e fuqisë së armiqve dhe të mos bien pre e kurtheve të tyre. Sigurisht që gjatë historisë janë vënë re shumë raste të tilla dhe është bërë e qartë se sa të dobët janë këta njerëz përballë ndëshkimeve hyjnore. Me padyshim ajo që është fituesi kryesor është e drejta dhe ata që kanë bërë mëkate dhe kanë devijuar në fund të fundit do të përballen me ndëshkimin hyjnor si në këtë botë ashtu edhe në ahiret.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Rrënjët e çdo kundërshtimi dhe mohimi i së vërtetës, është mëkati. Bëni kujdes që të mos i kundërviheni asnjëherë së vërtetës dhe mos shkëmbeni kërkesat e kësaj bote me të vërtetën.
  2. Mos prisni që të gjithë njerëzit të krijojnë besim. Mëkati dhe mohimi i të tjerëve nuk duhet të bëhet shkak për dobësimin dhe humbjen e shpresës tek ne.
  3. Krerët e mëkatit për të dobësuar të vërtetën dhe për të frikësuar myslimanët bëjnë lëvizje të ndryshme. Mirëpo besimtarët nuk duhet të frikësohen nga të tilla veprime. Ata duhet të bëjnë kujdes që të mos bien në kurthin e tyre dhe duhet të bëjnë qëndresë dhe rezistencë.
  4. Rrjedhat përballuese dhe kundërshtare të së vërtetës, mohojnë engjëjt hyjnorë dhe komplotojnë kundër tyre. Ata me metoda të ndryshme propagandojnë kundër së vërtetës me qëllim që ta dobësojnë dhe çrrënjosin atë.
  5. Një prej traditave hyjnore është ndëshkimi i mëkatarëve dhe kundërshtarëve insistues. Sigurisht që ndëshkimi jepet në formën më të drejtë.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags