Me Husejnin (a.s.) (9) (Speciale për ditën e 9-të “Tasua” të Muharremit)
(last modified Thu, 19 Aug 2021 19:46:00 GMT )
Gusht 19, 2021 21:46 Europe/Tirane
  • Me Husejnin (a.s.) (9) (Speciale për ditën e 9-të “Tasua” të Muharremit)

Tanimë janë bërë dy ditë që nuk gjendet pikë uji në tendat e karvanit të Imam Husejnit (a.s.), për arsye se që nga dita e shtatë, Omar bin Sa’d ka mbyllur ujin për karvanin e Imam Husejnit (a.s.).

Sot është dita e nëntë e muajit Muharrem që njihet me emrin “Tasua”. Imam Xhafer Sadik (a.s.) ka thënë: “Tasua është dita në të cilën Imam Husejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë në atë ditë u rrethuan në Qerbela dhe ushtria e pushtetit të Jezidit ishin mbledhur në formë hallke rreth tendave të karvanit të Imam Husejnit (a.s.) dhe e kishin ndaluar çdo lëvizje të tij. Ibn Zijad dhe Omar bin Sa’d ishin të gëzuar në atë ditë sepse kishin një dispozicion një ushtri të madhe dhe Husejn (a.s.) dhe shokët e tij besnikë i konsideruan të dobët dhe ishin të sigurt që Imam Husejni (a.s.) tanimë nuk ka ndihmues dhe populli i Irakut nuk do t’i shkojë në ndihmë Imam Husejnit (a.s.)”.

Tanimë janë bërë dy ditë që nuk gjendet pikë uji në tendat e karvanit të Imam Husejnit (a.s.), për arsye se që nga dita e shtatë, Omar bin Sa’d ka mbyllur ujin për karvanin e Imam Husejnit (a.s.). Fëmijët janë të etur dhe e kanë humbur durimin. Presionet po bëhen nga çdo aspekt me qëllim që Imam Husejni (a.s.) të detyrohet të pranojë besëlidhjen me Jezid bin Muavije, khalifin e padrejtë, të pamerituar dhe të korruptuar i cili ka sjell vetëm devijim dhe dhunë për shoqërinë islame. Imam Husejni (a.s.) kurrë nuk pranon të bëjë besëlidhje me Jezidin dhe thotë: “Vdekje e ndershme dhe me dinjitet është më e mirë se sa jeta me poshtërim”.

Shamri me 4000 ushtarë i ishte bashkuar ushtrisë së Omar bin Sa’d dhe atij ia dha dorëzoi letrën e Ibn Zijadit. Në këtë program shihej dhuna dhe padrejtësia në kulmin e saj dhe shkruhej: “Omar, unë nuk të kam dërguar për përmirësimin e marrëdhënimeve mes vete dhe Husejnit. Tani sapo të arrijë kjo letër ty, nëse Husejni nuk pranon propozimin tonë, menjëherë sulmoje atë dhe vrite atë dhe shokët e tij dhe pas vrasjes, masakroji trupat e tyre. Pasi të vrasësh Husejnin dhe shokët e tij, shtypi trupat e tyre me thundrat e kuajve! Unë e di që pas vrasjes së tyre, nuk ka dobi shtypja e trupave të tyre me thundrat e kuajve, mirëpo pasi që kjo është shqiptuar nga gjuha ime, duhet ta bësh këtë dhe nëse i kushton rëndësi fjalëve tona dhe vepron sipas tyre, do të gëzosh respekt dhe nder pranë neve!”

Pas arritjes së kësaj letre, ushtria e Omar bin Sa’d shtoi lëvizjet e veta në shkretëtirën e Qerbelasë. Ata pasi që nuk arritën të bindin Imam Husejnin (a.s.), nipin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., u përgatiten për luftë. Imam Husejni (a.s.) e dërgoi vëllain e tij Abasin te ushtria e Omar bin Sa’d. Imam Husejni (a.s.) pasi që u sigurua për luftën e tyre, edhe njëherë e dërgoi Hazretin Abas te ushtria e Omar bin Sa’d dhe tha: “O vëllai im, u bëfsha kurbani yt! Shko dhe merr afat nga ata edhe për një natë që të kryejmë adhurimet dhe duatë e lutjet tona pranë Zotit. Zoti  e di që unë e dua shumë namazin pranë Fronit Hyjnor dhe këndimin e Kur’anit të shenjtë dhe lutjeve dhe kërkimin e faljes e pendimit”.

Shemri i cili ishte nga fisi Beni Kelab dhe kishte lidhje far e fisi me nënën e Hazretit Abas, vëllait të Imam Husejnit (a.s.), i kishte sjellë letër për garantimin e sigurisë së Hazretit Abas dhe vëllait të tij në mënyrë që ata t’i ndajë nga ushtria e të vërtetës së Imam Husejnit (a.s.). Hazreti Abas i cili ishte bajraktar i njohur i epopesë së Qerbelasë dehe legjendë e trimërisë dhe maturisë dhe dashurisë ndaj Imam Husejnit (a.s.), bërtiti me zë të lartë dhe i tha Shemrit: “Të ndahem unë nga Husejni? Mjerë për ju! Mallkuar qofshi ju dhe besa të cilin e jepni ju! Zoti iu mallkoftë juve dhe besën të cilën e jepni ju! Ne të kemi letër që garanton jetën tonë ndërsa djali i vajzës së Profetit të nderuar të Islamit të mos ketë?!”

Dielli i ditës së nëntë të muajit Muharrem perëndoi dhe errësira mbuloi horizontin. Imam Husejni (a.s.) shkoi pranë shokëve të tij besnik për të thënë fjalën e fundit dhe për të kryer përgjegjësinë e vet ndaj tyre. Pas falënderimit të Zotit, Imam Husejni (a.s.) tha:

Dijeni se unë po ua jap leje juve që të shkoni dhe të largoheni nga këtu, prandaj shkoni sepse unë po heq përgjegjësinë e besëlidhjes tuaj ndaj meje dhe me këtë, ju më nuk keni kurrfarë përgjegjësi ndaj besës së dhënë dhe zotimeve të bëra ndaj meje. Tani ka rënë nata dhe errësira e saj iu ka mbuluar juve, prandaj shfrytëzojeni errësirën e natës dhe largohuni nga këtu!”.

Shtatëdhjetë e dy shokët heronj dhe besnikë të Imam Husejnit (a.s.) të cilët ishin plotë me njohur dhe virtyte të larta, me dashuri përqafuan Imam Husejnin (a.s.) dhe u zotuan për të qëndruar besnikë në rrugën e Imamit deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Imam Husejni (a.s.) kur u kthye në tendën e tij, përball vështrimit me shqetësim të Hazretit Zejneb (s.a.), tha: “Betohem në Zotin e madhëruar, i kam provuar ata dhe i kam gjetur ata burra të cilët qëndrojnë përball armikut në atë mënyrë që ata e shikojnë me bisht të syrit vdekjen dhe janë mishëruar me vdekjen në rrugën time siç është mishëruar foshnja me gjirin e nënës së vet”.

Lidhja e pashembullt e shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.) me atë e cila është shënuar në histori me rreshta të artë dhe të shkëlqyeshëm, ishte rezultat i qëndrimit besnik të tyre ndaj zotimit dhe ndaj besëlidhjes hyjnore dhe rezultat i besimit të tyre ndaj zgjedhjes së rrugës dhe qëllimit të vet. Zbatimi i zotimit dhe besës tregon madhërinë shpirtërore dhe pikërisht kjo çështje e shton ëmbëlsirën e jetës së vërtetë të njeriut. Zbatimi i zotimit dhe besës së dhënës është prej veprave burimore dhe të çmuara në epopenë Husejnite. Një vepër kjo për të cilën personaliteti i njeriut ka nevojë të madhe dhe neglizhenca e saj e çon njeriun në humnerë. Zoti i madhëruar në ajetet 23 dhe 24 të sures Ahzab në Kur’anin e shenjtë, zbatimin e zotimit dhe besëlidhjes e konsideron prej shenjave të besimit dhe thotë:

»مِنَ الْمُؤْمِنِینَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَیْهِ فَمِنْهُم مَّن قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُم مَّن یَنتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِیلًا

“Nga mesi i besimtarëve janë disa burra të cilët e zbatojnë me sinqeritet besëlidhjen që kanë bërë me Zotin, disa prej tyre janë martirizuar dhe disa prej tyre po presin (martirizimin) dhe nuk e kanë ndryshuar (kurrë besimin dhe bindjen e vet”. Imam Husejni (a.s.) në ditën e Ashurasë e lexonte këtë ajet kur’anore në përshkrimin e shokëve të tij besnikë.

Besimi i sigurt dhe bindja e palëkundur ndaj përgëzimeve dhe shpërblimeve hyjnore, gjithashtu konsiderohet prej privilegjeve të shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.). Ata kishin besim të plotë se po bëjnë hapa në rrugën e shpëtimit dhe në rrugën e vërtetë dhe ata po i pret një vend i lartë. Siguria quhet shtylla e besimit dhe është një prej karakteristikave të dalluara të shokëve të Imam Husejnit (a.s.) në ngjarjen e Qerbelasë dhe ky besim i sigurt e ka bërë të pavdekshëm krijimin e kësaj epopeje. Ajo çfarë ka ndodhur në shkretëtirën e Qerbelasë, ka ndodhur edhe në fushëbeteja të tjera të luftës, mirëpo elementi i sigurisë së besimit të shokëve të Imam Husejnit (a.s.) është bërë shkak që të gjithë njerëzit e botës të jenë dëshmitarë e gjithë kësaj bukurie dhe sakrifice e flijimi në Qerbela. Në ditën e Ashuras, Amr bin Khalid gjatë luftës, thoshte me vete: “O shpirt, ti do të lëvizësh drejt Zotit. Të përgëzoj ty për një jetë të qetë dhe të lehtë. Në atë ditë (Kiamet), ti do të shpërblehesh me të gjitha të mirat!”

Në mesin e shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.), Hazreti Abas është i njohur për sakrificën dhe besnikërinë e tij. Njerëzit e përkujtojnë ditën e nëntë “Tasua” të muajit Muharrem duke kujtuar madhërinë dhe burrërinë e Hazretit Abas (a.s.). Hazreti Abas është një personalitet i cili e kishte mësuar trimërinë dhe burrërinë përkrah babait të tij ndërsa ishte i dalluar edhe në virtyte të larta, fisnikëri dhe edukatë. Në Qerbela, ai njihej si flamurtar dhe bajraktar i ushtrisë së Imam Husejnit (a.s.). Ai në shoqërim të vëllait të tij, ishte truproje e tij, roje e tendave dhe shtyllë mbështetëse për ushtrinë e Imam Husejnit (a.s.). Ai kishte përsipër edhe përgjegjësinë për çështjet e sigurinë dhe qetësisë së familjes së Ehli Bejtit (a.s.). Deri në kohën kur Hazreti Abas ishte gjallë, grat dhe fëmijët e karvanit të Imam Husejnit (a.s.) ndiheshin të sigurt, për arsye se armiqtë kur e shikonin Hazreti Aabasin dhe shikimin e tij të prehtë, frikësoheshin dhe askush nuk guxonte të afrohej pranë tendave të karvanit të Imam Husejnit (a.s.). Hazreti Abas përveç lidhjes vëllazërore që kishte me Imam Husejnin (a.s.), ai e besonte Imam Husejnin (a.s.) për lider dhe Imam të vet dhe duke besuar në vërtetësinë e rrugës dhe qëllimit të Imam Husejnit (a.s.), nuk është hamendur as edhe për një çast në shoqërimin e Imam e Husejnit (a.s.) dhe në mbrojtjen e tij. Ajetullah Khamenei e ka përshkruar për bukuri këtë besnikëri dhe besëlidhje të Hazretit Abas dhe ka thënë:

“Besnikëria e Hazreti Abas nga të gjitha aspektet e tjera, më së shumti vërehet në këtë çështje se ai kur arriti pranë degës së lumit Eufrat, vetë nuk piu ujë edhe pse ishte i etur shumë... Është transmetuar në këtë mënyrë se në ato çaste dhe në ato momente të fundit, etja po ushtronte presion aq të madh mbi ata fëmijë, mbi ato vajza të vogla dhe mbi familjen e Ehli Bejtit (a,.s.) sa që vetë Imam Husejni (a.s.) dhe Hazreti Abas shkuan të kërkojnë ujë... Ata shkuan në drejtim të një dege të lumit Eufrat që ishte në atë rajon që ndoshta do të mund të sjellin ujë. Këta dy vëllezër trima dhe të fuqishëm, kanë luftuar krah për krah njëri-tjetrit në fushëbetejën e luftës. Njëri është Imam Husejni (a.s.) i cili edhe pse ishte afër të 60-tave, por nga aspekti i forcës dhe trimërisë ishte prej trimave të rrallë. Tjetri ishte vëllai i tij, Hazreti Abas, një i ri në moshën 30 e ca vjet, me të gjithë ato karakteristikat me të cilat e kanë njohur të gjithë. Këta dy vëllezër, krah për krah njëri-tjetrit, nganjëherë shpinë për shpine, në mesin e ushtrisë së armikut, thyenin radhët e ushtarëve në përpjekje për të arritur deri të uji i lumit Eufrat që të marrin ujë për fëmijët. Gjatë kësaj lufte të vështirë, Imam Husejni (a.s.) papritur e ndjen se armiku ka krijuar një distancë mes tij dhe vëllait të tij Hazretit Abas. Në ato çaste Hazreti Abas ishte afruar më shumë pranë ujit dhe arriti buzë lumit. Ashtu siç e transmetojnë në burimet historike, ai e mbushë enën prej lëkure me ujë që ta çojë te tendat e karvanit. Në rrethana të tilla çdo njeri i jep të drejtë vetës që ta çojë një grusht ujë edhe te buzët e veta, mirëpo Hazreti Abas edhe në këto rrethana e tregon besnikërinë e vet. Hazreti Abas kur e mbushi grushtin me ujë, sapo i ranë sytë e tij në ujë, i kujtoi buzët e etura të Imam Husejnit (a.s.), ndoshta i kujtoi edhe thirrjet e fëmijëve dhe vajzave që bërtisnin “Etje! Etje!”. Ndoshta e kujtoi edhe të qarat nga etja të Ali Asghar, foshnjës gjashtë mujore të Imam Husejnit (a.s.), prandaj nuk mundi të pijë ujë. Ai e hodhi ujin mbi ujë dhe doli nga lumi. Pasi që ai doli nga lumi, ndodhi beteja e njohur kur armiku e vret atë në mënyrë joburrërore”.

“O Abas, Zoti të ringjalltë ty së bashku me dëshmorët dhe ta vendostë shpirtin tënd përkrah shpirtrave të njerëzve fatmirë dhe nga parajsa e tij të japë ty vendin më të gjerë dhe të dhurojë ty dhomat më të mira dhe ta lartësojë emrin tënd në shkallët më të larta dhe të ringjalltë ty së bashku me profetët, besimtarët e sinqertë, dëshmorët dhe robërit e merituar!”. (Një frazë nga duaja e vizitës së varrit të Hazreti Abas).

Tags