Gusht 01, 2021 16:54 Europe/Tirane
  • Kthimi i familjeve të terroristëve shqiptarë të ISIS nga Siria në Shqipëri

Disa prej familjeve të terroristëve shqiptarë që ishin arrestuar nga forcat e grupit militant kurd SDF dhe mbaheshin të burgosur në kampet e këtij grupi militant në verilindje të Sirisë, tani janë kthyer në Shqipëri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kryeministri i Shqipërisë gjatë një konference për shtyp në aeroportin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, deklaroi se 14 fëmijë dhe pesë gra shqiptare që baballarët dhe burrat e tyre kanë qenë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS, janë kthyer në vend. Në kohën kur me shfaqjen e grupit terrorist ISIS, anëtarësimi i shtetasve të huaj në këtë grup terrorist kishte pushtuar faqet e para të mediave dhe kishte krijuar polemika të gjera, tani autoritetet shqiptare bëjnë të ditur ekstradimin e 14 fëmijëve dhe pesë grave shqiptare baballarët dhe burrat e të cilëve kanë qenë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Kanali televiziv Euronews i ka bërë jehonë kësaj ngjarje dhe në një raport të tij, ka njoftuar për pjesëmarrjen e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë dhe Bledi Çuçit, ministrit të brendshëm të Shqipërisë, në një ceremoni në aeroportin e Tiranës, gjatë pranimit të anëtarëve të familjeve të pjesëtarëve shqiptarë të grupit terrorist ISIS. Sipas këtij raporti, 14 fëmijë dhe pesë gra baballarët dhe burrat e të cilëve kanë qenë pjesëtarë të ISIS, nga Libani janë kthyer në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë në konferencën për shtyp në aeroportin e Tiranës në lidhje me kthimin e këtyre shtetasve shqiptarë në vend, ka thënë: “Unë mendoj se kjo është një ngjarje e madhe dhe natyrisht ne nuk duhet të ndalemi vetëm me këtë veprim”. Edi Rama ka theksuar se këta 19 shtetas shqiptarë do të transferohen në një qendër strehimi në qytetin e Dursit në mënyrë që atje policia dhe ekspertet e institucioneve sociale të kryejnë të gjitha procedurat e testimit shëndetësor dhe analizimit të gjendjes së tyre psikologjike, si dhe ata të kalojnë një periudhë të karantinës atje. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, pas kryerjes së këtyre fazave disa prej këtyre 19 personave do të lejohen të kthehen në gjirin e familjeve të tyre.

Edi Rama nuk dha ndonjë deklaratë ose shpjegim në lidhje me këtë çështje se pesë gratë burrat e të cilave kanë qenë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS, a do të vendosën nën përndjekje gjyqësore dhe a do të gjykohen nga institucionet e drejtësisë apo jo?! Shqipëria deri më tani tre herë ka marrë iniciativë për kthimin e shtetasve të saj nga Siria, shtetasve të cilët baballarët ose burrat e tyre kanë qenë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Në tetor të vitit 2020, janë kthyer pesë persona dhe në fillim të vitit të kaluar një fëmijë është kthyer në Shqipëri. Sipas raportit të kanalit televiziv Euronews, me dhjetëra shtetas të Shqipërisë gjatë viteve të kaluara janë bërë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS dhe kanë shkuar në Irak dhe Siri, mirëpo shumica e tyre janë vrarë dhe që nga ajo kohë, gratë dhe fëmijët e tyre kanë mbetur të arrestuar nëpër kampe të ndryshme të Sirisë. Euronews  ka njoftuar se sipas llogaritjeve, supozohet se edhe 30 fëmijë dhe gra të tjera shtetase shqiptare ndodhen në kampet e Sirisë.

 

Tags