Prill 22, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Droni agresor izraelit u rrëzua në qiellin e Libanit

Një dron agresor i ushtrisë izraelite u godit nga një raketë tokë-ajër në qiellin e Libanit dhe u rrëzua.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ushtria izraelite njoftoi se droni i forcave ajrore të regjimit sionist i tipit Hermes 450 u sulmua dhe u rrëzua në qiellin e Libanit nga një raketë tokë-ajër e lëshuar nga Libani.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se shënjestroi menjëherë vendin e lëshimit të raketës.

Hezbollahu i Libanit ende nuk ka reaguar për këtë incident, por njoftoi se ka kryer një sulm me raketa kundër një grumbullimi të forcave të regjimit izraelit në Libanin jugor.

Lëvizja libaneze njoftoi zhvillimin në një deklaratë, duke thënë se të hënën kishte shënjestruar forcat izraelite pranë qytetit al-Dhahira.

Sulmi raketor ndezi sirenat e alarmit në Galile në pjesën veriore të territoreve të pushtuara, njoftoi rrjeti televiziv Al Jazeera i Katarit.

Hezbollah tha se kishte kryer operacionin të hënën në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të rezistencës së tij të guximshme dhe të heroike.

 

Tags