Qershor 19, 2021 09:28 Europe/Tirane
  • 386 palestinezë plagosen në ofensivën sioniste në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të Premten në mbrëmje se të paktën 386 palestinezë ishin plagosur në një sulm ajror izraelit ndaj protestuesve në qytetet Bita dhe Beit Dejan në Nablus të Bregut Perëndimor.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se milicia sioniste kishte shtypur palestinezët duke qëlluar me gaz lotsjellës dhe plumba real, sipas agjencisë IRIB.  Vendbanimet Bita dhe Beit Dejan në Nablus në Bregun Perëndimor të Premten ishin dëshmitarë të demonstratave palestineze kundër fyerjeve nga ushtarët dhe kolonët sionistë ndaj Profetit të Shenjtë të Islamit (savs) gjatë "marshimit të flamurit".  Forcat izraelite gjithashtu në mesditën e së Premtes plagosën dhe arrestuan dhjetëra palestinezë duke sulmuar besimtarët palestinezë në Xhaminë Al-Aksa.  Xhamia Al-Aksa është bërë një vatër e sulmeve të milicive dhe kolonëve sionistë, për të shkatërruar identitetin islamik dhe të krishterë të Kodsit dhe për ta zëvendësuar atë me simbolet e sionizmit.  Veprimet hegjemoniste të regjimit sionist kundër Al-Kods dhe xhamisë Al-Aksa, bëhen ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në 2016 miratoi një rezolutë që mohoi çdo marrëdhënie historike, fetare ose kulturore të hebrenjve me vendet e shenjta në Kods posaçërisht në  xhaminë Al-Aksa dhe e konsideroi atë një vend të shenjtë për myslimanët.  Qyteti Al-Kods, i cili strehon xhaminë Al-Aksa, kibla e parë e myslimaneve, është një pjesë integrale e Palestinës dhe një nga tre vendet e shenjta më të rëndësishme islamike.

 

Tags