Korrik 09, 2021 20:14 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara futën në listën e zezë disa kompani iraniane dhe ruse

Departamenti i Tregtisë i SH.B.A.-së ka renditur në listën e zezë me dhjetëra kompani kineze, ruse dhe iraniane.

Sipas Sputnik, Departamenti i Tregtisë i SH.B.A.-së në një deklaratë njoftoi se ka renditur në listën e zezë 34 kompani, përfshirë dy kompani me bazë në Iran, tre kompani dhe tre individë nga Federata Ruse dhe 14 kompani kineze të cilët Uashingtoni i ka akuzuar për abuzime të të drejtave të njeriut. Nga 34 individë dhe subjekte që u futën në listën e zezë të Bashkëpunimit Ekonomik, tetë individë dhe subjekte janë në listë për lehtësimin e eksportit të artikujve amerikanë në Iran dhe gjashtë të tjerë janë në listë për shkak se kanë ndihmuar programin ushtarak të Rusisë. Kompanitë janë të vendosura në Kanada, Kinë, Iran, Liban, Rusi dhe disa vende të tjera, sipas një deklarate në faqen e internetit të Departamentit të Tregtisë të SHBA. Departamenti i Tregtisë i SH.B.A.-së në këtë deklaratë tha se kompanitë e huaja u futën në listën e zezë për shkak të "përpjekjeve për të blerë mallra, përfshirë mallra të SH.B.A.-së, për veprimtari në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SH.B.A.-së dhe me interesat e politikës së jashtme". Qeveria amerikane prej kohësh ka vendosur sanksione nën pretekste të ndryshme dhe në përputhje me qëllimet e saj armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit dhe për promovimin e luftës ekonomike kundër këtij vendi.

Tags