Korrik 30, 2021 16:55 Europe/Tirane
  • UNICEF kërkon rihapjen e shkollave

Organizata UNICEF duke shprehur keqardhje për privimin e 600 milionë nxënësve nga procesi arsimor në botë, e ka vlerësuar të domosdoshme rihapjen e shkollave.

Organizata UNICEF në një raport ka deklaruar se që nga fillimi i përhapjes së Pandemisë e deri më tani, janë mbyllur shkollat për më shumë se 200 ditë në gjysmën e vendeve të rajonit të Azisë dhe Oqeanisë.

Gjithashtu në Amerikën Latine dhe në rajonin e Karaibeve ku ka ndodhur mbyllja më e gjatë e shkollave, shkollat në 18 vende akoma qëndrojnë të mbyllura pjesërisht ose plotësisht. Në lindje dhe në jug të Afrikës gjithashtu 40% e të gjithë fëmijëve të moshës së arsimimit, aktualisht janë privuar nga shkuarja në shkollë. Sipas organizatës UNICEF, kjo është në kohën kur të paktën një e treta e nxënësve në botë nuk kanë qasje në procesin arsimor nga distanca. James Elder, zëdhënësi i UNECEF, në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ka thënë: “Dhuna, stresi dhe izolimi është shndërruar në alternativë zëvendësuese për arsimin, sigurinë, ushqimin dhe jetën shoqërore me shokë në mesin e fëmijëve. Edhe pse qeveritë kanë mbetur në udhëkryq për zbatimin e masave më të ashpra shëndetësore për t’u përballur me krizën e pandemisë së virusit Korona ose për të reduktuar ose hequr kufizimet e vendosura si rezultat i pandemisë së virusit Korona, mirëpo mbyllja e shkollave duhet të jetë kufizimi i fundit që vendoset në zbatim dhe rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet i parë në kuadër të heqjes së kufizimeve të pandemisë së virusit Korona.

Tags