Prill 07, 2023 09:48 Europe/Tirane
  • 11 të infektuar dhe asnjë humbje jete, situata e Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, 11 qytetarë ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë kryer 363 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: Nga 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë. Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë.

Tags