Prill 07, 2021 08:10 Europe/Tirane
  • Eragçi njoftoi formimin e dy grupeve të punës për sanksionet dhe çështjet bërthamore

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi formimin e dy grupeve të punës për sanksionet dhe çështjet bërthamore për kthimin në marrëveshjen bërthamore.

Sipas agjencisë IRNA, "Seyyed Abbas Eragçi " të martën në mbrëmje në lidhje me takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë tha: Grupi i punës për sanksionet është vendosur të përshkruajë një sërë hapash që Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin për të hequr sanksionet dhe grupi punues bërthamor është vendosur të përcaktojë një sërë hapash që Irani duhet të ndërmarrë për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes.  Eragçi shtoi: Këto grupe pune supozohet të vazhdojnë punën e tyre deri të Premten dhe nëse bëhet përparim, puna do të vazhdojë.  Duke theksuar se bisedimet që po zhvillohen janë biseda teknike dhe ligjore për atë se si SH.B.A. dhe Irani do të zbatojnë marrëveshjen bërthamore, ai vuri në dukje se: Nuk ka negociata në lidhje me vetë marrëveshjen bërthamore, e lëre më çështjet e tjera që nuk përfshihen në marrëveshje. Nuk ka asnjë lidhje me ne që Shtetet e Bashkuara dhe P4 + 1 kanë dëshira në mendjen e tyre dhe do të dëshironin të kishin bisedime të tjera në të ardhmen.  Eragçi deklaroi se pozicioni i Republikës Islamike të Iranit është mjaft i qartë që thotë se me ta nuk ka dialog për çështje të tjera dhe shtoi:  Në negociatat tona aktuale, ekziston vetëm një diskutim rreth mënyrës së zbatimit të detyrimeve të marrëveshjes bërthamore, madje edhe për marrëveshjen nuk ka nevojë të negociohet sepse negociatat tashmë janë bërë dhe kanë mbaruar.  Ai deklaroi se në zbatimin e detyrimeve, nuk kemi fare diskutim për gjoja një plan hap pas hapi. Të gjithë hapat që duhet të bëhen duhet të jenë në një hap të vetëm që ne e quajmë "gjendja përfundimtare".  Ne nuk do të kemi zbatim hap pas hapi, nuk ka negociata të drejtpërdrejta dhe nuk do të ketë negociata përtej marrëveshjes bërthamore.  Takimi i 18-të i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore u mbajt të Martën në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Iranit dhe grupi i vendeve 4 + 1.  Raundi i parë i bisedimeve përfundoi para disa orësh dhe të dy palët ranë dakord të vazhdojnë konsultimet në nivelin e ekspertëve.  Delegacioni iranian u drejtua nga Seyyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministër Politik i Punëve të Jashtme të Iranit dhe Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Jashtëm i cili mori pjesë në takim në emër të BE.  Përfaqësues nga Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina gjithashtu morën pjesë në takim.     

Tags