Prill 09, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Eragçi: Aktivitetet bërthamore të Iranit nuk do të ndalen derisa sanksionet të hiqen plotësisht

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit ka deklaruar se asnjë nga aktivitetet bërthamore të Iranit, veçanërisht në fushën e pasurimit, nuk do të ndalet apo edhe zvogëlohet derisa Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet dhe të kthehen në marrëveshjen bërthamore.

Sipas agjencisë IRNA, Seyed Abbas Eragçi deklaroi se pasurimi prej 20% po përparon me shpejtësi dhe shtoi:  Ky proces do të vazhdojë derisa të arrihet një marrëveshje sipas së cilës Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet;  Siç është thënë shumë herë, sanksionet duhet të hiqen të gjitha në një hap. Ai gjithashtu vuri në dukje se Irani po vazhdon dialogun e tij me evropianët, Rusinë dhe Kinën.  Nuk është e vërtetë që ndonjëherë thuhet se këto bisedime janë me Evropën dhe se evropianët po flasin gjithashtu me Shtetet e Bashkuara. Eragçi shtoi:  Ekipi negociator iranian është duke negociuar me grupin aktual të vendeve anëtare të marrëveshjes bërthamore, përkatësisht tre vendet evropiane, Rusia dhe Kina, dhe Bashkimin Evropian, i cili është koordinatori i marrëveshjes bërthamore dhe ata, nga ana tjetër, po negociojnë me amerikanët në një mënyrë që ata e dinë se si. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit shtoi: Mjedisi negociues është një mjedis konstruktiv dhe ka shenja që amerikanët po shqyrtojnë pozicionet e tyre dhe po shkojnë drejt heqjes së sanksioneve të plota.

Tags