Qershor 18, 2021 13:03 Europe/Tirane
  • Zarif: E drejta për përcaktimin e fatit, e drejta më e rëndësishme e qytetarëve

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se e drejta për përcaktimin e fatit është prej të drejtave më të rëndësishme të cilat i kanë fituar qytetarët iranianë me Revolucionin Islamik.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron në Turqi për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, sot në mëngjes pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit është prej sukseseve më të rëndësishme të Revolucionit Islamik dhe kutitë e votimit janë mekanizmi më i mirë nëpërmjet të cilit qytetarët përcaktojnë fatin e vet dhe të ardhëm e fëmijëve të tyre si dhe përcaktojnë rrugën e zhvillimit të vendit”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit tha: “Secili që zgjidhet nga ana e qytetarëve, është i respektueshëm për të gjithë dhe e lusim Zotin e madhëruar që të ketë sukses në punën e vet”.

Zgjedhjet presidenciale të trembëdhjetat në Iran zhvillohen sot në Iran dhe procesi i votimit ka filluar që nga ora 07:00 e mëngjesit.

 

Tags