Shamkhani: Pa u larguar Uashingtoni iluzionet aktuale, rruga e negociatave nuk do të ketë sukses
Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi se pa u larguar Uashingtoni nga iluzionet aktuale, rruga e negociatave nuk do të ketë sukses.
Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, sot (të martën dhe në prag të vazhdimit të raundit të tetë të negociatave të Iranit dhe Grupit 4+1 në Vjenë për heqjen e sanksioneve të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh në Twitter, ka shkruar: "Qeveria aktuale e Amerikës deri më tani me vazhdimin e politikës së presionit maksimal të Trump kundër Iranit, është munduar që duke dhënë premtime pa kurrfarë mbështetje në veprim, të realizojë ato qëllime të cilat qeveria e Trump nuk arriti t'i realizojë me arrogancë dhe forcë".
Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit në një mesazh tjetër në Twitter, duke thënë se akoma ekziston një distancë e konsiderueshme deri në krijimin e balancimit të nevojshëm në zotimet e të dy palëve, theksoi: "Vendimet politike në Uashington janë të nevojshme për krijimin e një balancimi në zotimet e palëve për të arritur një marrëveshje të mirë".
Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit më parë në një mesazh në Twitter në reagim ndaj vazhdimit të disa lirimeve nga sanksionet nga ana e Amerikës, ka thënë: "Se shfaqja teatrale për heqjen e sanksioneve nuk është veprim konstruktiv. Përfitimet ekonomike reale, efikase dhe që mund të vërtetohen në veprim nga ana e Iranit, janë kusht i domosdoshëm për arritjen e marrëveshjes".