Prill 07, 2023 17:34 Europe/Tirane
  • Raisi: Myslimanët e botës në Ditën e Kodsit këtë vit të tregojnë se qëndrojnë përball pushtimit dhe dhunës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: "Myslimanët këtë vit në Ditën e Kudsit duhet të tregojnë se janë mbështetës së popullit të shtypur të Palestinës dhe qëndrojnë përball pushtimit dhe dhunës sioniste.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të enjten në mbrëmje në një takim me drejtuesit e organizatave bamirëse, vuri në dukje shtypjen e popullit palestinez për shumë dekada me radhë nga regjimi sionist dhe dënoi krimet e fundit të sionistëve në territoret e pushtuara palestineze duke përfshirë edhe sulmin e dhunshëm dhe të egër të sionistëve kundër besimtarëve myslimanë palestinezë në Xhaminë Al-Aksa.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Myslimanët anë e mbanë botës këtë vit në Ditën e Kudsit duhet të tregojnë se mbështesin popullin e shtypur të Palestinës dhe qëndrojnë përball pushtimit dhe dhunës sioniste".

Vlen të theksohet se në bazë të iniciativës së Imam Khomejnit (ra), e premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit është shpallur Dita Botërore e Kudsit të shenjtë.

Tags