Prill 10, 2023 20:45 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit të Iranit: Agresioni i regjimit izraelit dëshmon natyrën e tij fashiste

Kryetari i Parlamentit të Iranit theksoi se aktet e fundit të agresionit të kryera nga regjimi sionist i Izraelit kundër palestinezëve në territoret e pushtuara zbulojnë natyrën fashiste dhe aparteidin e këtij regjimi.

Mohammad Baker Ghalibaf e bëri deklaratën të hënën duke iu drejtuar një takimi virtual të Komitetit Palestinez të Unionit Parlamentar të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ku morën pjesë një numër kryetarësh parlamentesh nga vende të ndryshme myslimane. “Masat e marra nga forcat e regjimit sionist kundër kombit palestinez, duke përfshirë krimet e tij  veçanërisht në qytetet Xhenin dhe Nablus, përveç përpjekjeve të Izraelit për të shtypur palestinezët në Kudsin e pushtuar dhe për të ndryshuar demografinë e tij, zbulojnë natyrën fashiste dhe të aparteidit të politikave të regjimit sionist,” tha ai. Ghalibaf vuri në dukje se ndërsa regjimi sionist po përballet me problemet e tij të brendshme, "ai po përpiqet të mbulojë dobësitë dhe mosmarrëveshjet e veta të brendshme duke vazhduar krimet kundër palestinezëve, përfshirë masakrën, gjenocidin, sulmin në vendet e shenjta dhe duke u vënë flakën atyre". Ai përsëriti edhe një herë politikën parimore të Iranit për të mbështetur çështjen palestineze, duke shtuar se parlamentet e shteteve myslimane duhet të luajnë një rol në përcaktimin e drejtimit të politikave të qeverive muslimane në lidhje me Palestinën. “Udhëheqësit kriminalë të regjimit sionist po përpiqen të largojnë brezin e ri palestinez nga aspirata për të rimarrë tokat e pushtuara dhe për tu kthyer në atdheun e tij dhe po synojnë të çrrënjosin kulturën e rezistencës në brezin e ri palestinez”, shtoi Kryeparlamentari iranian. Kalibaf vuri në dukje se Parlamenti iranian e konsideron rezistencën si rrugën e vetme për t'iu kundërvënë ekspansionizmit sionist, por në të njëjtën kohë propozon zyrtarisht një referendum kombëtar në Palestinë, i cili është një plan politik dhe demokratik dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

 

Tags