May 10, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit thkeson ndjekjen në kohë të rastit të martirizimit të gjeneral Sulejmani dhe Al-Muhandis

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, theksoi se zbatimi i drejtësisë në rastin e vrasjes së gjeneralëve të luftës kundër terrorizmit nuk duhet t'i lihet kalimit të kohës.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ebrahim Raisi të martën në mbrëmje në takimin me Faiq Zidan, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, duke iu referuar shpjegimit të këtij të fundit lidhur me hetimin e martirizimit të komandantëve të rezistencës, tha: Vullneti i qeverisë irakiane dhe i sistemit gjyqësor për të ndjekur çështjen e krimit të tmerrshëm të amerikanëve në vrasjen e dëshmorëve Sulejmani dhe Abu Mehdi Al-Muhandis dhe dorëzimin e autorëve të këtij krimi tek drejtësia, për ne është e qartë. Duke theksuar se zbatimi i drejtësisë në rastin e martirizimit të gjeneralëve të luftës kundër terrorizmit nuk duhet t'i lihet kalimit të kohës, Raisi u shpreh: Ndjekja e kësaj çështje deri në përfundimin e saj do të tregojë se Irani dhe Iraku janë të përkushtuar në zbatimin e drejtësisë për dënimin e autorëve përgjegjës. Duke iu referuar vazhdimit të bashkëpunimit të gjerë mes Teheranit dhe Bagdadit në fushën e energjisë, presidenti iranian theksoi nevojën që qeveria irakiane t'i përmbahet dhe të përshpejtojë zbatimin e angazhimeve të saj. Faiq Zidan, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, gjithashtu në këtë takim theksoi rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve gjyqësore dhe bashkëpunimit me Republikën Islamike të Iranit.   Një nga shembujt më të rëndësishëm të bashkëpunimit gjyqësor mes dy vendeve fqinje dhe vëllazërore është gjykimi i të gjithë personave që morën pjesë në krimin terrorist të martirizimit të liderëve të luftës kundër terrorizmit.

Tags