Qershor 08, 2023 16:57 Europe/Tirane
  • Kanani: Sulmi terrorist ndaj shtetasve afganë nuk ka të bëjë fare me mësimet e Islamit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve Jashtme të Iranit tha: "Sulmet terroriste dhe të verbëra ndaj njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve të pafajshëm, veçanërisht në vendet fetare, nuk kanë të bëjnë fare me mësimet e Islamit dhe janë të dënuara".

Të enjten në mëngjes, të paktën 10 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi terrorist në një xhami në qytetin Fajzabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan në verilindje të Afganistanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dënoi sulmin terrorist në ceremoninë mortore të njerëzve në xhaminë "Nabavi" në Fajzabad në Badakhshan të Afganistan.

Kanani shtoi: "Sulmet terroriste dhe të verbëra ndaj njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve të pafajshëm, veçanërisht në vendet fetare, nuk kanë asnjë lidhje me mësimet e Islamit dhe janë të dënuara".

Shpërthimi ndodhi në xhaminë e Profetit gjatë ceremonisë së varrimit të Nisar Ahmad Ahmadi, deputet dhe ushtrues detyre i guvernatorit të talebanëve në Badakhshan. Ky zyrtar i talebanëve dhe shoferi i tij u vranë dje në një sulm vetëvrasës me një makinë që mbante eksploziv, ndërsa ata ishin nisur për në punë. Në një deklaratë, grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për vrasjen e Nisar Ahmad Ahmadi, zëvendësguvernator i Badakhshan.

Pavarësisht pretendimeve të përsëritura të zyrtarëve të qeverisë afgane taliban për të luftuar seriozisht kundër grupit terrorist ISIS, ky grup vazhdon të kryejë akte terroriste në Afganistan.

 

Tags