Qershor 29, 2023 09:19 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian ka uruar ministrat e jashtëm të vendeve islame për festën e Kurban Bajramit

Ministri i Jashtëm i Iranit ka uruar kolegët e tij dhe myslimanët e botës për ardhjen e Kurban Bajramit.

Sot, e enjte, më 10 Dhul-Hixhe 1444 Hixhri, e barabartë me 29 qershor 2023, është festa e Kurban Bajramit, një nga festat e mëdha të myslimanëve. Me këtë rast dhe sipas IRNA; Ministri i Jashtëm i Iranit, Hussein Amir Abdollahian, ka uruar homologët e tij dhe myslimanët e botës për ardhjen e Kurban Bajramit, duke dërguar mesazhe të veçanta urimi për ministrat e jashtëm të vendeve islamike në rajone të ndryshme të botës. Në mesazhet dërguar homologëve të tij në vendet islame, ministri i Jashtëm i Iranit theksoi unitetin dhe solidaritetin e muslimanëve në rrugën e realizimit të qëllimeve të përbashkëta dhe përparimin e shoqërive islame në fusha të ndryshme. Gjithashtu, Amir Abdollahian ka postuar në Twitter urimin e tij të Kurban Bajramit për të gjithë myslimanët dhe homologët e tij në vendet islame dhe ka shkruar: Kurban Bajrami është pika e përsosjes dhe manifestimi i mëshirës dhe bekimit të Zotit. Amir Abdollahian shtoi: Shpresoj që me përpjekje të përbashkëta dhe vullnet të përbashkët do të përshpejtohet procesi pozitiv i unitetit dhe bashkëpunimit në botën islame.

Tags