Tetor 01, 2023 21:21 Europe/Tirane
  • Kanani: Qeveria suedeze duhet t'u përmbahet parimeve themelore të të drejtave të njeriut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se Qeveria suedeze pritet t'i përgjigjet kërkesës më elementare të myslimanëve me përgjegjësi, duke iu përmbajtur rreptësisht parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe duke u përpjekur të promovojë etikën dhe bashkëjetesën paqësore të feve përmes masave praktike dhe efektive. 

Sipas IRNA, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në përgjigje të fyerjes së përsëritur ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi, shtoi: “Për fat të keq, ofezat ndaj shenjtërive islame vazhdojnë të përsëriten në një veprim në kundërshtim me parimet bazë të të drejtave të njeriut”. Kanani shtoi: Aktet e urrejtjes, fyerjet dhe sulmet ndaj të drejtave dhe vlerave të më shumë se dy miliardë myslimanëve janë kryer përballë pranisë pasive të policisë suedeze, përgjegjësia kryesore e së cilës është ruajtja e sigurisë dhe parandalimi i shkeljeve të të drejtave të të tjerëve". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit sqaroi: Nga këndvështrimi i Republikës Islamike të Iranit, pretendimet pa veprim të autoriteteve suedeze në dënimin dhe kundërshtimin e sulmit ndaj Kuranit të Shenjtë nuk mjaftojnë. Pas përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Suedi, e cila u bë disa herë, Republika Islamike e Iranit refuzoi të pranonte ambasadorin e ri të Suedisë në Teheran, dhe nuk e dërgoi ambasadorin e ri të Iranit në Stokholm, derisa qeveria suedeze të ndryshojë qasjen e saj në këtë drejtim. Para kësaj, Republika Islamike e Iranit kishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme ish-ambasadorin e Suedisë në Teheran dhe kishte protestuar ashpër kundër këtij veprimi të pacivilizuar.

 

Tags