Prill 02, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme:  Irani vendos për llojin e reagimit dhe ndëshkimit të regjimit agresor të Izraelit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmin e regjimit agresor sionist ndaj ndërtesës së departamentit konsullor të Republikës Islamike të Damaskut në Damask dhe tha se Irani, duke patur parasysh të drejtën e tij për të marrë kundërmasa, do të vendosë për llojin e reagimit dhe ndëshkimin e agresorit.

Sipas IRNA, “Nasser Kanani Chafi”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dënoi ashpër sulmin e regjimit agresor sionist ndaj ndërtesës së seksionit konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask. Kanani Chafi këtë sulm e cilësoi si shkelje të rëndë të rregulloreve ndërkombëtare, veçanërisht të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961 dhe shtoi se ky akt duhet të dënohet me termat më të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara dhe duhet të ndërmerren veprime të nevojshme kundër agresorit. Diplomati iranian theksoi:  Përmasat e sulmit kriminal të regjimit izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Siri janë duke u hetuar dhe përgjegjësia për pasojat e tij bie mbi regjimin agresor sionist. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit, rezervon të drejtën për të ndërmarrë kundërmasa dhe është ajo që vendos për llojin e reagimit dhe ndëshkimit të agresorit.

Tags