Prill 20, 2024 11:11 Europe/Tirane
  • Irani dënon veton ndaj rezolutës së anëtarësimit të Palestinës në Kombet e Bashkuara

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi veton e Amerikës ndaj rezolutës për anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara.

Nasser Kanani Chafi ka thënë: Ky akt i Uashingtonit më shumë se kurrë më parë tek opinioni publik botëror ekspozoi natyrën hipokrite të politikës së jashtme amerikane dhe izolimin e pozicionit të Shtëpisë së Bardhë para komunitetit ndërkombëtar. Kanani shtoi: Mbështetja e njëanshme dhe e pakufizuar e Amerikës për regjimin sionist në fushat politike, ekonomike, ushtarake, ligjore dhe ndërkombëtare në kurriz të qytetarëve amerikanë dhe me koston e sakrifikimit të paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare në shtatë dekadat e fundit jo vetëm që e ka humbur funksionin e saj, por ka diskredituar më shumë se kurrë më parë organin qeverisës amerikan tek opinioni publik botëror dhe ka dëshmuar se Amerika nuk është një aktor neutral dhe një aktor i përgjegjshëm në komunitetin botëror.

Tags