Prill 23, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Irani dhe Pakistani kanë vendosur të rrisin tregtinë në 10 miliardë dollarë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, me anë të një mesazhi në rrjetin social X, njoftoi objektivin e rritjes së vëllimit të tregtisë zyrtare ndërmjet Iranit dhe Pakistanit në 10 miliardë dollarë dhe nënshkrimin e tetë dokumenteve të përbashkëta të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Hussein Amir Abdollahian tha: Në ditën e parë të udhëtimit të Ebrahim Raisit në Pakistan, vizituam këtë vend vëlla dhe mysliman në kuadër të politikës së fqinjësisë së mirë të qeverisë së Republikës Islamike të Iranit. Ai shtoi: NË takimet me z. Asif Ali Zardari President, Kryeministrin Shahbaz Sharif, kryetarët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit, si dhe Ministrin e Jashtëm Mohammad Ishaq u diskutuan tema për çështjet ndërkombëtare, zhvillimet rajonale dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Amir Abdollahian vazhdoi: Tema të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, energjinë, tranzitin, shkencën dhe teknologjinë, kulturën, turizmin shëndetësor dhe pelegrinazhin, bashkëpunimin ndërkufitar, luftën kundër drogës dhe terrorizmit, sigurinë, gjyqësorin, u diskutuan midis delegacioneve të rangut të lartë të Pakistanit dhe Republikës Islamike të Iranit. Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: Më në fund, duke synuar rritjen e vëllimit të tregtisë zyrtare në dhjetë miliardë dollarë, u nënshkruan 8 dokumente të përbashkëta bashkëpunimi. Amir Abdollahian shtoi: Një mijë kilometra kufi të përbashkët, shumë pika të përbashkëta civilizuese, kulturore dhe fetare, një pikëpamje e përbashkët për çështjet madhore rajonale dhe ndërkombëtare, i kanë bërë të dy vendet që të kenë vullnet të fuqishëm për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Tags