May 25, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Mokhber: Humbja e Presidentit Raisi, nuk do të ndikojë në pozicionin diplomatik të Iranit

Presidenti në detyrë i Iranit, Mohammad Mokhber tha se Azia Perëndimore duhet të shohë zhvillimin e lidhjeve dypalëshe midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Mohammad Mokhber bisedoi në telefon me Princin saudit të Kurorës, i cili i ofroi ngushëllimet e tij qeverisë dhe popullit iranian për martirizimin e Presidentit Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe shoqëruesve të tyre në një aksident ajror.

Të dy palët rikonfirmuan angazhimin e vendeve të tyre për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Z. Mokhber vlerësoi se partneriteti midis Iranit dhe Arabisë Saudite në fushën politike dhe ekonomike ishte vendimtar për botën myslimane dhe shtoi: “Megjithë kundërshtimin e disa fuqive, marrëdhëniet tona kanë arritur një nivel të mirë dhe rajoni ka shumë nevojë për marrëdhënie të tilla".

 Ai vuri në dukje se humbja e Presidentit Raisi, një njeri popullor dhe punëtor, është e dhimbshme, por në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në pozicionin diplomatik të Iranit, prandaj, Teherani dhe Riadi do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre të përzemërta si në të kaluarën.

Gjatë kësaj bisede telefonike, presidenti i përkohshëm i Iranit ftoi Princin saudit të Kurorës të vizitojë Iranin.

Duke pranuar këtë ftesë, princi i kurorës i Arabisë Saudite, nga ana e tij, ftoi presidentin e përkohshëm të Republikës Islamike të Iranit të vizitojë Arabinë Saudite.

Mohammed bin Salman, ripohoi se Irani dhe Arabia Saudite luajnë një rol kyç në rajon dhe në botën myslimane dhe se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe do të çojë në një të ardhme të ndritur.

Ai theksoi nevojën për të vazhduar rrugën e ndjekur nga Presidenti Raisi për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe dhe rajonale. "Vdekja e Presidentit Raisi dhe ministrit të Jashtëm Amir-Abdollahian ishte shumë e dhimbshme për Arabinë Saudite," tha Mohammed bin Salman.

 

Tags