Qershor 15, 2024 14:39 Europe/Tirane
  • Vendi i luleve dhe trëndafilave/ Panorama e prodhimit të trëndafilave në Iran

Pars Today- Ceremonia e mbledhjes së trëndafilave i ka rrënjët në kulturën dhe traditën iraniane dhe çdo vit ajo kryhet në formë edhe më madhështore sesa një vit më parë. Kjo traditë ndiqet në 14 provinca të Iranit që janë qendrat e rritjes së trëndafilave, mirëpo ceremonia e mbledhjes së luleve të trëndafilave në Kashan dhe Maimand që janë pjesë e provincës Fars është një nga traditat që tërheq pas vetes turistë të shumtë në Iran në sezonin e pranverës.

Kjo ceremoni mbahet kryesisht nga fillimi i majit deri në fund të qershorit (bazuar në kushtet e motit dhe klimës) dhe mijëra turistë nga brenda dhe jashtë Iranit marrin pjesë në këtë traditë.

 

Një foto e një zonje iraniane duke mbledhur trëndafila Mohammadi

Trëndafili Persian është një nga lulet, emri i së cilës lidhet me Iranin. Trëndafilat janë mbjellë në Iran prej shekujsh dhe ngjyra e tyre rozë ngjyros fushat dhe serat veçanërisht në muajin maj.

 

Trëndafili Persian

Sot, qyteti i Kashanit është qendra e përpunimit të trëndafilit në botë dhe dy rajonet e Qamsar dhe Niasr në Kashan kanë punëtoritë më të shumta nxjerrjes së lëngut të trëndafilave. Më shumë se 15,000 tonë lëngë trëndafili prodhohen vetëm në rajonet Qamsar, Niaser, Joshghan dhe Barzak në qytetin e Kashanit dhe një sasi e madhe e këtyre produkteve eksportohet në vende të tjera.

 

Një foto e ceremonisë së mbledhjes së luleve në Iran

Me lulëzimin e trëndafilave Mohammadi, gratë dhe burrat nga fshatrat e qyteteve Kashan dhe Meimand të provincës Fars shkojnë në kopshte dhe fusha dhe mbledhin lulet shpesh herët në mëngjes para se moti të ngrohet.

 

Një foto e mbledhjes së luleve Mohammadi që përdoret për lëng trëndafili

Gjatë mbledhjes së luleve bëhen qindra kurora dhe fëmijët e buzëqeshur vishen me këto lule.

 

Një fëmijë i buzëqeshur me një kurorë me trëndafila

Në disa fshatra të Iranit, gjatë sezonit të mbledhjes së luleve, nuses i hidhen lule Mohammadi mbi kokë dhe asaj i urojnë lumturi në jetë.

 

Një imazh i traditës së hedhjes së trëndafilave në kokën e nuses

Gol Gholtan (shtrati i pelteve) është një tjetër ritual që zhvillohet gjatë mbledhjes së luleve.

Një imazh i ritualit Gol Gholtan

Në ritualin Gol Gholtan, një fëmijë nën një vjeç zakonisht vendoset në një grumbull me pelte lulesh dhe atij i urohet një jetë e mirë dhe e qetë.

Vjelja e luleve është një mundësi për të treguar dashamirësi dhe dashuri; Kjo nuk njeh burra e gra, pleq e të rinj.

 

 

Lulet janë një dhuratë e bukur për të shprehur dashurinë

Pas mbledhjes së trëndafilave, lulet vendosen në shporta ose thasë të mëdhenj.

 

Një foto e mbledhjes së luleve në shporta

Lulet e mbledhura Mohammadi pastrohen për të nxjerrë nga ajo lëngun më të mirë të trëndafilit.

Lulet Mohammadi vendosen në kazanë të mëdhenj bakri nga i cili përmes distilimit nxirret lëng i pastër i trëndafilit iranian.

Pamje nga futja e luleve Mohammadi në kazanë bakri për të nxjerrë lëng trëndafili

Për të nxjerrë lëngun e trëndafilit në mënyrë tradicionale, fillimisht vendoset një kazan bakri në zjarr dhe në secilin kazan hedhin afërsisht 30 kg lule trëndafili Mohammadi dhe i shtohet 80 litra ujë. Mbi të vendoset një kapak bakri dhe mbi të vendoset një peshë për të kontrolluar presionin e krijuar nga avulli dhe së fundi, boshllëku midis kazanit të bakrit dhe kapakut taposet duke përdorur një shtresë të veçantë, e cila zakonisht është një përzierje balte dhe miell buke.

 

Një imazh i procesit të nxjerrjes së lëngut të trëndafilit

Rezultati; i nxjerrjes së lëngut të pastër të trëndafilit iranian.

 

 

Tags