Prill 22, 2024 08:50 Europe/Tirane
  • Nuk duhet të ndalemi për asnjë moment / Khamenei përshëndet performancën e kujdesshme të Forcave të Armatosura të Iranit

Pars Today/sq – Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejed Ali Khamenei, të dielën në një takim me një grup komandantësh të lartë të Forcave të Armatosura të Iranit, vlerësoi sinqerisht përpjekjet dhe sukseset e tyre në ngjarjet e fundit dhe theksoi: “Me ndihmën dhe mëshirën e Zotit, forcat e armatosura shfaqën një imazh të mirë të aftësive dhe fuqisë së tyre, si dhe një imazh të lavdërueshëm të kombit iranian dhe në skenën ndërkombëtare treguan vullnetin e kombit iranian. "

Lideri Suprem në këtë takim uroi Ditën Kombëtare të Ushtrisë dhe përvjetorin e themelimit të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe theksoi se arritjet e fundit të forcave të armatosura në sytë e botës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë kanë krijuar një ndjenjë madhështie dhe lavdie për Iranin Islamik.

Ajetullah Khamenei shtoi: "Numri i raketave të lëshuara ose të goditura në objektivat synuara pre tyre, tek e cila ishte fokusuar pala tjetër, është një çështje dytësore. Çështja kryesore është manifestimi i vullnetit të kombit iranian dhe i forcave të tij të armatosura në skenën ndërkombëtare dhe vërtetimi i këtij fakti, që është burim i shqetësimit të palës tjetër”.

Javën e kaluar, IRGC iu përgjigj krimit të regjimit sionist për sulmin ndaj ambasadës së Iranit në Damask duke gjuajtur më shumë se 300 raketa balistike, raketa cruise dhe dron, duke synuar dhe sulmuar disa vende ushtarake në territoret e pushtuara nga Izraeli.

Ky operacion, i quajtur si operacioni më i madh në botë me dron dhe raketa, pati një ndikim të gjerë në komunitetin ndërkombëtar dhe ngjalli gëzimin e liridashësve në mbarë botën.

Imam Khamenei, në këtë takim, vlerësoi maturinë e vërejtur në veprimet e forcave të armatosura dhe tha: “Ngjarjet e ndryshme janë me kosto dhe arritje dhe është e rëndësishme që me maturi të ulen kostot dhe të shtohen arritjet, gjë që forcat e armatosura e bënë shumë mirë në ngjarjet e fundit”.

Takimi i një grupi komandantësh të lartë të Forcave të Armatosura të Iranit me Imam Khamenei

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, duke vlerësuar përpjekjet dhe aktivitetet e IRGC-së, ushtrisë dhe forcave të policisë, këshilloi forcat e armatosura të Iranit që të vazhdojnë përpjekjet e tyre dhe të përballen me armiqtë duke u mbështetur në frymën e inovacionit dhe iniciativës.

Udhëheqësi vuri në dukje se: “Nuk duhet të ndalemi për asnjë çast, sepse ndalesa do të thotë kthim prapa, ndaj risia në prodhimin e armëve dhe metodave, si dhe të kuptuarit e taktikave të armikut duhet të jenë gjithmonë në rend të ditës.

Takimi i një grupi komandantësh të lartë të Forcave të Armatosura të Iranit me Imam Khamenei

Duke theksuar se dinjiteti i kombit iranian duhet të jetë i spikatur në këndvështrimin e botës, lideri shtoi: "Ndërsa identifikoni forcat e talentuara dhe krijuese, kini një mendim të mirë për Zotin e Madhërishëm, mbështetuni tek Ai dhe dijeni se premtimi i Zotit për të mbrojtur besimtarët është i sigurt dhe i paprekshëm”.

Në këtë takim, lideri i Revolucionit Islamik shprehu mirënjohje të veçantë edhe për familjet e komandantëve dhe forcave të ndryshme të ushtrisë, IRGC-së dhe forcave të policisë, duke theksuar: “Barra kryesore e vështirësive bie mbi bashkëshortet dhe fëmijët e forcave të armatosura. Janë ato që i durojnë vështirësitë”.

Gjithashtu në këtë takim, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Bagheri, duke iu referuar zhvillimeve të rëndësishme të vitit, përfshirë operacionin 'Stuhia Al-Aksa' dhe operacionin 'Premtimi i Vërtetë' për ndëshkimin e regjimit sionist, dha një raport të shkurtër mbi gatishmërinë dhe aftësitë më të fundit të forcave të armatosura.

Tags